Panorama Sport (Albania)

NOTAT REAL MADRID

-

NAVAS 6 - I zoti që shmangu atë gjuajtje me të majtën e Underit dhe më pas një tjetër pritje e madhe kundër Xhekos në fund.

KARVAHAL 6,5 - I shkëlqyer në të dyja fazat e lojës. Roma i lë shumë hapësira dhe ai dominon gjithçka në krahun e tij. RAMOS 5,5 - Under e "djeg" disa herë në sprint dhe humb më pas edhe topa të rrezikshëm në duelet një për një. I ashpër, por i ngathët.

VARAN 6 - Ndeshje strikte e kampionit të botës që arrin të administro­jë mirë Xhekon. Fantastik në duelet në ajër. MARSELO 6 - Dje në mbrëmje ishte shumë i pasaktë në gjuajtjet drejt portës, por vrapimet në krahun e majtë nuk munguan kurrë.

MODRIÇ 7 - Asist gjenial për Bejlin dhe më pas shumë, por shumë cilësi në mesfushë. I jashtëzako­nshëm. KASEMIRO 7 - Fantastik në rikuperimi­n e topit dhe megjithëse e kemi thënë disa herë, po e përsërisim prapë: thelbësor në ekuilibrat e Realit.

KROS 6,5 - Është piloti automatik i Realit dhe e bën ai ligjin gjithnjë kur është në formë, siç ndodhi edhe dje... Robotik, por i pagabueshë­m si gjithnjë.

ISKO 7,5 - Predikon futboll në çdo cep të fushës dhe gjithë skuadra e ndjek si një pastor. Furnizon shokët me asiste të çmuara si në PlayStatio­n dhe është ai princi i "Bernabeut". BEJL 7 - I frikshëm kur ka hapësira para dhe e majta e tij të fut tmerrin sa herë gjuan. Kur është në formë fizike, nuk e ndal dot askush. (Nga min 73' MARIANO 6,5 - Kënaq veten dhe publikun me një gol interesant. Djaloshi erdhi pa shumë bujë, por numrat flasin vetëm për të). BENZEMA 6,5 - Krijon hapësira për shokët dhe qartazi luan ndryshe nga koha kur kish Ronaldon në ekip. Fantastik. (Nga min 61' ASENSIO 6,5 - Dhuron menjëherë spektakël kur hyn dhe vetëm një akrobaci e portierit Olsen i mohoi golin)

TrajneriLO­PETEGUI7 - Ndryshoi trajneri dhe Reali nuk ka më Ronaldon, por kjo skuadër ka mbetur një makineri perfekte që i bluan rivalët. Kompakt, cilësor dhe i dubluar në çdo rol, skuadra e Lopeteguit të tremb vërtet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania