Panorama Sport (Albania)

Alegri: “ AR” i do ta kishte shpëtuar Ronaldon

"Kristiano të përgatitet për rozinonen, ekipi më pëlqeu"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri fton UEFA-n që të rimendojë përdorimin e "VAR"-it, sepse me teknologji­në, ndoshta Kristiano Ronaldo do ta kishte shmangur atë karton të kuq, në minutën e 29-të. "Sigurisht që 'VAR'-i do ta kishte ndihmuar arbitrin në marrjen e këtij vendimi. Të vjen keq kur mbetesh me 10 veta, pas 29 minutash, në Champions, për një episod si ai. Shpresojmë që të humbin Ronaldon vetëm për pak ndeshje, - shprehet trajneri i Juventusit, ndërsa mbi gjendjen e futbollist­it të dalë në lot thekson. - Kristiano ndihet shumë keq për këtë përjashtim, por duhet gjithsesi ta kalojë dhe të përgatitet për ndeshjen e të dielës, kundër Frozinones. Sigurisht që situata si kjo të lënë një shenjë të hidhur, por unë pres reagimin më të fortë nga ana e tij. Skuadra nuk u trondit? Lojtarët e mi u treguan fantastikë, pavarësish­t disavantaz­hit numerik. Juventusi, për një orë tregoi forcë dhe personalit­et, duke sjellë në shtëpi tri pikë të rëndësishm­e. Deri në fund, rrezikuam pak, për të mos thënë asgjë. Pasi kaluam në avantazh 2-0 rrezikuam diçka, por është normale, ndonëse kur na u desh që të luanim ishim perfektë. Dalja me karton të kuq e Ronaldos e dërgoi përqendrim­in e skuadrës në maksimum dhe kjo është diçka që më pëlqeu shumë, - vazhdon Alegri, që në fund nuk mund t'i shmangej një pyetje edhe për Dibalën. - Paulo do të kishte pasur hapësirën e tij kundër Valencias dhe do të kishte qenë një alternativ­ë e rëndësishm­e, nëse nuk do të dëmtohej Khedira. Më pas ndodhi edhe kartoni i Ronaldos dhe më erdhi keq që më duhej ta lija jashtë Dibalën, ashtu sikurse më erdhi keq edhe për Kuadradon apo të tjerë që kishim mundësi të luanin".

 ??  ?? Momenti kur shtyn në kokë Murijon
Momenti kur shtyn në kokë Murijon
 ??  ?? Ronaldo në lot pas kartonit të kuq
Ronaldo në lot pas kartonit të kuq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania