Panorama Sport (Albania)

I frikshëm në start, Bajerni likuidon Benfikën

Polaku zhbllokon në min e 10-të sfidën që vuloset nga portugezi

-

Bajerni i Mynihut tri umfon edhe në ndeshjen e parë të Champions-it. Skuadra e trajnerit Niko Kovaç ishte ajo që kontrolloi ndeshjen nga minuta e parë deri në fundin e saj. Golat e Levandovsk­it dhe Sançez sollën fitoren e parë në grupin E që kryesohet nga Ajaksi me tri pikë, duke pasur një golavarazh më të mirë se skuadra kampione e Gjermanisë. Kovaç arrin kështu suksesin e parë me skuadrën e tij në Champions.

PJESA E PARË

Bajerni nisi takimin vrullshëm duke pasur kontrollin e topit që nga minuta e parë. Gjermanët treguan se kishin shkuar në Portugali për të dominuar kundërshta­rin e që në minutën e 10-të iu desh të nxirrte topin nga rrjeta pas një goli të zgjuar të Robert Levandovsk­it. Polaku mori një top nga Alaba dhe në qendër të zonës shmang bukur një kundërshta­r, duke dërguar më pas topin në cepin e djathtë të portierit vendës, që nuk kishte asnjë shans për të ndaluar topin. Benfika zgjohet dhe fillon të sulmojë në drejtim të portës së mbrojtur nga Manuel Nojer. Kapiteni i Bajernit bën një pritje spektakola­re në minutën e 28-të pas një gjuajtje në brendësi të zonës nga Salvio. Më pas janë bavarezët që kërkojnë të shënojnë golin e dytë që do t'u jepte atyre qetësinë për minutat e mbetura të lojës. Arjen Roben kishte mundësinë më të mirë për ta bërë një gjë të tillë në minutën e 40-të. Holandezi godet saktë në hyrje të zonës, por portieri Vlahodimos devijon topin në goditje këndi. Minutat e fundit të pjesës së parë nuk sjellin asgjë dhe si rrjedhojë skuadra e Bajernit shkon në dhomat e zhveshjes me avantazhin e siguruar që në minutën e 10-të me anë të Levandovsk­it.

PJESA E DYTË

Bajerni e nis aty ku e la

pjesën e dytë. Skuadra e trajnerit Niko Kovaç shënon edhe golin e dytë. Është pikërisht ish-lojtari i Beenfikës, Renato Sançez, i cili shënon kundër ish-ekipit të tij. Është pikërisht ai që nis aksionin nga mesi i fushës, duke pasuar për Riberi që futet në zonë dhe pason për

Hames Rodrigez që kroson saktë për Sançez që shënon me portën e boshatisur. Lojtari nuk feston në shenjë respekti ndaj tifozëve vendës. Bajerni kryeson bindshëm në Lisbonë, duke ia lehtësuar vetes ndeshjen. Gnabri hyn në lojë në të 62-ën në vend të Riberisë.

Gnabri shënon në minutën e 69-të, por asistenti i Lahoz anulon golin për pozicion jashtë loje. Bajerni gjithsesi është skuadra që kontrollon ndeshjen dhe Benfika duket e dorëzuar përballë publikut të zjarrtë të saj. Goretcka hyn në lojë në vend të Hames Rodrigez që luajti një nga takimet më të mira të tij. Tre minutat shtesë të dhëna nga arbitri spanjoll nuk sjellin asnjë zhvillim të ri dhe kështu kampionët e Gjermanisë fitojnë ndeshjen e parë të grupit përballë luzitanëve. Gjermanët renditen në vendin e parë së bashku me Ajaksin që ka shënuar një gol më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania