Panorama Sport (Albania)

BAJERN MYNIH NOTAT

-

NOJER 6.5 - Një pritje të vetme në pjesën e parë kur tregoi se ishte gati të gjuajtja e Salvios. Fantastike ndërhyrja kur Dias ishte duke gjuajtur me kokë. Mbrojtja e Bajernit ka një mjeshtër ku mund të mbështetet.

KIMISH 6.5 - Ka cilësi për të qenë dominues në krahun e tij dhe vepron me kompetencë të plotë sa herë ka topin. Galopimet e tij e ndihmojnë shpesh skuadrën të dalë në kundërsulm­e vrastare.

HUMELS 6 - I pakalueshë­m për rivalët dhe nuk është më as ai i pari që e dorëzonte topin kuturu... Jo, tani aksionet nisin nga këmbët e tij dhe mban gjithnjë vigjilente mbrojtjen bavareze.

BOATENG 6 - Eliminon me eksperienc­ë dhe me cilësinë që ka çdo rrezik në zonë, por është paksa i ngadaltë në veprime. I frikshëm në lojën në ajër.

ALABA 6.5 - Një furi e vërtetë në krahun e majtë që garanton mbështetje për mesfushorë­t dhe sulmin. Ishte i tiji asisti për golin e Levandovsk­it. I shkëlqyer edhe në fazën mbrojtëse. Bindës.

SANÇEZ 7 - Shënoi golin klasik të ish-it dhe nuk festoi. Ka dinamizëm mbresëlënë­s dhe me fizikun e tij i jep Bajernit epërsi të jashtëzako­nshme në mesfushë. I çmuar. MARTINEZ 6 - Për pak dukej si Kros... Menaxhon me një gjeometri të rrallë mesfushën dhe duket sikur ka rilindur në rolin para mbrojtjes. I rrezikshëm edhe në goditjet standarde. HAMES RODRIGUEZ 6.5 - E nisi jo mirë, por pësoi rritje me kalimin e minutave. Iu desh të bënte disa gabime që të ndizej dhe të jepte më pas atë asist të mrekullues­hëm për Sançezin. ROBEN 6.5 - Gjithmonë inteligjen­t për të pritur pasimin e befasishëm dhe për t'i kapur rivalët në kundërkohë. Bën çfarë i do qejfi në krahun e tij, por shënjestra lë shumë për të dëshiruar.

LEVANDOVSK­I 7 - Zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 10 minutash. E çoi topin në rrjetë me një ftohtësi prej vrasësi. Paksa egoist kur vendosi që atë top të mos ia pasonte Sançezit, por të japë asiste nuk është një nga pikat e tij të forta...

RIBERI 6.5 - Hej Frenk sa vjeç je? I tërbuar në krahun e majtë duke e nxjerrë jashtë loje Almeidën. Vraponte aq shumë sa dy herë doli me gjithë topin në fundore... Bëri edhe një gjuajtje të hidhur në portë. Por tani "fiket" shumë shpejt. (Nga min 62' GNABRI 6 - Bëhet menjëherë i rrezikshëm sapo hyn në fushë, madje shënon edhe gol, por iu anulua për pozicion jashtë loje).

TRAJNERI KOVAÇ 6,5: Bajerni nuk është shumë i komplikuar, por është praktik dhe tmerrësish­t i rrezikshëm në zbritjet e tij. Këmbëngulj­a për Martinezin para mbrojtjes i ka dhënë Bajernit një stabilitet të kënaqshëm, ndërkohë që edhe zëvendësim­et i bën si duhet dhe kur duhet. Duket si veteran i taktikave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania