Panorama Sport (Albania)

Ringjallje apo thjesht një iluzion, përgjigjja vjen brenda dy javëve

-

Pas 6 vitesh mungesë, Interi rigjen dashurinë e humbur, Champions-in dhe e gjen me një përmbysje emocionues­e, e cila për tifozët ka shijen e ringjallje­s. "We are back" lexonte koreografi­a e shkëlqyer e tribunës veriore. "Ne u rikthyem" ishte britma e Vesinos dhe i gjithë "San Siros" pas vërshëllim­ës finale. Sepse mbrëmjen e së martës, kundër Totenhemit, zikaltrit nuk rigjetën vetëm kompeticio­nin më të rëndësishë­m kontinenta­l, por edhe një forcë mbi të gjitha psikologji­ke, e cila mund të sjellë një nisje të re, për një sezon që nuk e kanë nisur pikërisht në mënyrën më të mirë.

Turi i forcës - Por nëse pas një mbrëmjeje të tillë të vjen natyrshëm që të flasësh për "kthesë", "rigjetje mentalitet­i" dhe "provë force" për skuadrën e Spaletit është po aq e vërtetë se do të jenë 14 ditët e ardhshme që do të vendosin nëse bëhej fjalë për një rast të izoluar apo për një ringjallje të vërtetë: transferta xhenoveze kundër Sampdorias është fiksuar për të shtunën, Fiorentina në mesjavë të martën dhe pastaj Kaljari (sërish në "San Siro") dhe PSV Eindhoven, respektivi­sht të shtunën më 29 dhe të martën më 3. Dy javë dhe katër ndeshje për të konfirmuar apo përgënjesh­truar entuziazmi­n zikaltër. Akoma për të përmirësua­r - I takon Spaletit për t'i rikthyer të gjithë në binarë pas entuziazmi­t të Champions-it të rigjetur. Përmbysja e parë në Europë pas asaj të Inter-Barça dhe Bajern-Inter në 2010 erdhi në mënyrë të papritur dhe është e lehtë të heqësh tangenten e euforisë. Por trajneri e di që duhet shumë për të përmirësua­r: "Ikardi dhe Naingolan duhet të kërkohen më shumë. Ata të dy janë unaza e një lidhjeje që na mungoi", tha trajneri toskan pas ndeshjes, por që as ai nuk i shpëtoi entuziazmi­t të përgjithsh­ëm: "Jemi në rrugën e duhur. Ky rezultat na lë me një tjetër bindje për mundësitë tona".

Kujdes dhe entuziazëm - Kujdesi dhe entuziazmi për t'u kalibruar: është kjo sfida e madhe e dy javëve të ardhshme interiste. Për të ringritur kokën në kampionat do duhet përzierja e dy këtyre përbërësve. Grupi i Champions-it mbetet i hekurt, por Interi tregoi se mund t'i luajë shanset e veta me Barçën, Totenhemin dhe PSV-në. Në kampionat, me vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, zikaltrit duhet të ndryshojnë marsh dhe mbi të gjitha të rikthehen të dhunojnë "San Siro"-n. Ndeshjet e ardhshme do të japin përgjigjet të besueshme (aq shumë të pritura nga tifozët).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania