Panorama Sport (Albania)

Debutim ëndrrash, Ikardi kalon Mesin e CR7

Mjaftoi Azamoah, argjentina­si më mirë edhe se Mbape e Nejmar

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një goditje dhe një gol. Mesatarja do të ishte e denjë për një snajper në "punët" e para në karrierë, por nuk duket keq edhe për Mauro Ikardin. Mbase priti shumë për të debutuar në Ligën e Kampioneve, por e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur cepin e portës, nga një goditje jashtë zone. Nuk bën shpesh gola nga jashtë zone dhe nuk ishte një realizim "alla" Ikardi, por dukshëm ishte ajo çka i nevojitej Interit për t'i dhënë drejtimin e duhur një takimi të komplikuar, të cilën zikaltrit e fituan duke shfrytëzua­r entuziazmi­n që shkaktoi "bëmat" e kapitenit të tyre. Me goditjen e suksesshme ndaj Totenhemit, 26vjeçari u dhuroi një kënaqësi tifozëve, por sidomos vetes sepse me një të "rënë" parakaloi katër "viktima" luksi.

"Pleshti" - Leo Mesi realizoi golin e parë në Champions në nëntor të 2005- ës, me fanellën e Barcelonës dhe kundër Panathinai­kosit. Edhe pse në atë epokë ishte vetëm 18 vjeç, falë klasit të tij mposhti portierin rival me një goditje të topit nga poshtë. Nuk ishte gol me herë të parë, por me të pestë, pasi "Pleshti kishte debutuar" ndaj Shaktharit thuajse një vit më parë nga ndeshja kundër grekëve.

CR7 - Kristiano Ronaldo debutoi në Champions me një asist. Në atë kohë luante për Mançester Junajtidin dhe përballej me Shtutgarti­n. Goli vjen tre sezone pas debutimit, në një ndeshje epokale si 7-1 kundër Romës. Dopietë e portugezit, që mbase kishte pritur gjatë.

O'Ney - Shtator 2013 dhe Nejmar debuton në Ligën e Kampioneve me asist. Në përvojën e gjashtë europiane, braziliani gjen golin ose më saktë golat, kundër Selltikut, duke i shënuar një tripletë.

Mbape - Shumë i hershëm edhe Mbape në golin e tij të parë "kontinenta­l". Debutimi vjen vetëm me disa minuta ndaj Bajer Leverkusen­it në shtator të 2016-ës. Pas dy paraqitjes­h të tjera si zëvendësue­s, vjen debutimi nga minuta e parë: çerekfinal­e kundër Mançester Sitit me djaloshin që gjen golin në çdo ndeshje pasuese, duke u ndalur vetëm në gjysmëfina­le kundër Juventusit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania