Panorama Sport (Albania)

Dy shkarkime te Luftëtari, Mezani është trajneri i ri

Tavo priti që slloveni të dorëhiqej, por nuk ndodhi. Vlonjati merr drejtimin e gjirokastr­itëve

- TOMOR SHEHU

Eliminim me turp nga Liga e Europës, katër humbje radhazi në startin e kampionati­t, si kurrë më parë në historinë e Luftëtarit dhe mbi të gjitha një merkato e dështuar me kosto të jashtëzako­nshme për klubin. Nga dje, trajneri Millosh Kostiç dhe drejtori teknik, Vangjel Çavo, nuk janë më pjesë e Luftëtarit. Presidenti Grigor Tavo ka pritur që Kostiç dhe Çavo t'i paraqisnin dorëheqjen, mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", dje është urdhëruar një mbledhje urgjente. Gazeta mëson se Kostiç i ka kërkuar Tavos që t'i jepte edhe një shans, pra të drejtonte skuadrën në ndeshjen e radhës ndaj Teutës dhe nëse nuk fitonte, do të jepte vetë dorëheqjen. Mirëpo, pas bisedimeve për orë të tëra gjatë paradites së të mërkurës, palët kanë rënë dakord që të prishin kontratat me marrëveshj­e. Lajmi u konfirmua për gazetën nga burime zyrtare në klub. Kostiç kishte firmosur një kontratë 3-vjeçare me Luftëtarin, nga e cila përfitonte 3500 euro në muaj. Prishja me konsensus ka zbutur jo pak koston e klubit, por megjithatë slloveni ka rënë dakord që të paguhet deri në dhjetor. Pra, për 7 ndeshje që drejtoi Luftëtari nga periudha korrik-shtator, trajneri i larguar do të përfitojë rreth 21 mijë euro. Pas mbledhjes me drejtuesit, Kostiç ka drejtuar për herë të fundit Luftëtarit në seancën e djeshme, duke u përshëndet­ur me lojtarët.

TRAJNERI I RI - Gentian Mezani është trajneri i ri i Luftëtarit. Tavo i ka besuar stolin 38-vjeçarit vlonjat, që një sezon më parë drejtoi me sukses Laçin, duke e çuar në Europë

dhe finalen e Kupës së Shqipërisë. "Panorama Sport" ka paralajmër­uar ardhjen e tij që më 2 shtator, kur Luftëtari humbi në shtëpi ndaj Flamurtari­t me shifrat 0-1. Dje Mezani ka takuar presidenti­n e Luftëtarit dhe ka rënë dakord për të firmosur një kontratë

deri në fund të sezonit me opsion rinovimi. Synimi primar është largimi nga zona e ftohtë dhe më pas pretendimi për një vend në Europë. "Luftëtari do të rikthehet aty ku i takon. Nga sot nis ndryshimi. E falënderoj stafin e mëparshëm, por nuk ishte e thënë që gjërat të shkonin

ashtu siç e prisnim", deklaroi Tavo për gazetën. Sot Mezani do të bëjë prezantimi­n para skuadrës, duke pasur në dispozicio­n vetëm dy ditë për stërvitje në prag të debutimit me Teutën për javën e pestë, që do të luhet të shtunën në Gjirokastë­r.

 ??  ??
 ??  ?? Millosh Kostiç
Millosh Kostiç
 ??  ?? Gentian Mezani
Gentian Mezani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania