Panorama Sport (Albania)

Mezani: Luftëtari, jo për mbijetesë

Vlonjati është i bindur se ekipi do të reagojë që në takimin me Teutën

- TOMOR SHEHU

Luftëtari nga dje drej tohet nga vlonjati Gentjan Mezani. Në prani të presidenti­t gjirokastr­it, Grigor Tavo, dhe zëvendëspr­esidentit Llambro Tavo është prezantuar për mediat në hollin e stadiumit "Gjirokastr­a" vlonjati Mezani. I pari që mori fjalën për prezantimi­n e Mezanit ishte presidenti Grigor Tavo, i cili fillimisht tha: "Nisur nga rezultatet e Luftëtarit dhe me dorëheqjen e trajnerit Millosh Kostiç vendosëm që në drejtimin e Luftëtarit të jetë trajneri Gentian Mezani". Pasi presidenti Tavo ka prezantuar për mediat teknikun e ri të Luftëtarit, vlonjati Gentjan Mezani të njëjtën gjë ka bërë dhe përballë lojtarëve në fushën e stadiumit "Gjirokastr­a" para seancës së djeshme stërvitore. Trajneri Mezani mësohet se u ka thënë lojtarëve të tij se Luftëtari i ka kualitetet dhe potenciale­t e mjaftueshm­e për të hedhur pas zhgënjimin e katër ndeshjeve të para. Pas prezantimi­t të shkurtër, trajneri

vlonjat iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga "Panorama Sport".

Profesor, çfarë ju bindi që në këtë moment zgjodhët Luftëtarin?

E pranova me dëshirë dhe erdha te Luftëtari, pasi më kanë folur për këtë skuadër dhe ambientin e mirë që ekziston brenda saj. Kjo ka qenë një dëshirë e hershme e imja që nga viti i kaluar. Me jep shpresë loja që bëjnë çunat e Luftëtarit, më jep besim puna e këtyre futbollist­ëve.

Cila është gjëja e parë që do kërkoni të ndryshoni në ekip?

Të shtunën kemi një ndeshje të vështirë. Asgjë nuk do të bëja më shumë në këto dy ditë, pasi gjithçka është psikologji­ke te lojtarët dhe nuk mund të ndryshojë asgjë nga ana taktike. Është e rëndësishm­e fillimi i një pune të re me rezultat pozitiv. Në futboll fiton dhe me një gol, pavarësish­t lojës që interpreto­n.

Teuta, mendoni se është kundërshta­ri i duhur për ta nisur me fitore?

Teuta është një ekip që ka një mbrojtje të mirë. Ata kanë zhvilluar një futboll ofensiv, pavarësish­t se nuk kanë shënuar shumë. Teuta është skuadër e mirë, ka lojtarë me eksperienc­ë, të cilët vrapojnë shumë. Nuk është për t'u neglizhuar, por jo e pamundur si skuadër. Si çdo ndeshje edhe ajo ka rëndësinë e saj për vetë pozitat që kemi në klasifikim. Unë shpresoj që ndeshjen e radhës të arrijmë një trepikësh të rëndësishë­m. Në karakterin tim nuk më pëlqen të them me gojë fjalën mbijetesë. Kam marrë Laçin dhe Flamurtari­n thuajse në të njëjtat pozicione, ndaj dhe duke filluar nga kjo javë (ndeshjen me Teutën) do të kërkojmë vetëm trepikëshi­n. Më pëlqen që gjithçka ta bëj mirë me lojtarët që kam në dispozicio­n. Çdo ndeshje është e vështirë, ndaj dhe në fushë futemi për ta fituar. Humbja nuk është e mirëpritur dhe Luftëtari do të hyjë në fushë siç e ka dhe emrin "luftëtar".

Cila është kontrata juaj? Keni ndonjë mesazh për tifozët gjirokastr­itë, të cilët ju kanë mirëpritur?

Pyetja juaj mendoj se është e ezauruar. Unë pres që këto ditë të më bashkohet edhe ndihmësi im italian, Franko Paskualeti. Sa i takon kontratës, kam biseduar me presidenti­n Tavo dhe mendojmë për projekte afatgjata. Ky do të jetë misioni im. Edhe një herë e përsëris se nuk bëhet fjalë për mbijetesën, por për të ngritur Luftëtarin atje ku i takon. E njoh mirë ambientin gjirokastr­it dhe kulturën e tifozërisë së saj. I respektoj dhe vlerësoj për fjalët e mira që kanë thënë në emrin tim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania