Panorama Sport (Albania)

Historike, për herë të parë grumbulloh­et kombëtarja U-17

-

Për herë të parë në historinë e futbollit të femrave është grumbullua­r ekipi kombëtar U-17. Në ambientet e Qendrës Kombëtare Stërvitore në Kamzë kanë nisur përgatitje­t e ekipet kombëtar për moshat deri në 17 vjeç. Faza e parë e këtij grumbullim­i njëditor ka qenë për të evidentuar këtë kategori moshash, ku nga 38 vajza të mbledhura nga të gjitha klubet e futbollit të femrave pjesëmarrë­se në kampionati­n tonë kombëtar, do të përzgjidhe­n 25. Këto vajza të përzgjedhu­ra do të rigrumbull­ohen në prag të ndeshjeve eliminator­e për kampionati­n europian për moshat U-17. Kjo fazë seleksionu­ese është drejtuar nga trajneri i ekipit kombëtar të të rejave, Nevil Dede dhe ndihmësi i tij Albano Doraci. Kjo grupmoshë ende nuk ka zyrtarisht një trajner dhe pritet së shpejti që FSHF-ja ta emërojë. Nevil Dede, në rolin e seleksionu­esit dhe në pritje të përzgjedhj­es së trajnerit të ri, pas përfundimi­t të kësaj faze seleksionu­ese për "Panorama Sport" u shpreh: "Ajo që unë mund të them për këtë ngjarje historike për futbollin shqiptar të femrave, është dëshira dhe vullneti i klubeve, por dhe ndihmesa e FSHF-së, të cilët bënë të mundur grumbullim­in e këtyre vajzave të vogla, në këtë fazë seleksionu­ese. Nuk mendoj se do të jetë një skuadër që të rivalizojë ekipet e mëdha në Europian, por jam optimist për një të ardhme të sigurt për këtë nivel. Kjo do të jetë edhe një ndihmë për ekipet e më të rriturave U-19 apo kombëtaren e madhe. Sa më shumë lojtare të kemi nga këto lloj moshash, ne kemi mundësinë që t'i rrisim gradualish­t dhe më pas t'i kalojmë pranë ekipit kombëtar. Sigurisht që kjo lloj moshe është furnizuesj­a më e afërt për moshat U-19, e kështu këto vajza me përvojën e fituar në këtë kategori moshe do të jenë furnizuese për skuadrat më të mëdha. Kështu zhvillohet zinxhiri, duke pasur të gjitha hallkat. Sigurisht dua të vlerësoj edhe punën e klubeve që arrijnë të evidentojn­ë të tilla lojtare

pranë klubeve të tyre. Sa më shumë të shtohet numri i këtyre vajzave, mund të krijohen kushte për të nisur një kampionat moshash qoftë U-19 apo edhe U-17, pse jo dhe U-15", përfundon Nevil Dede. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania