Panorama Sport (Albania)

Tirana sfidon Skënderbeu­n, Ze Maria: Prisni dy fitore

Stadiumi bosh, kapiteni Radas snobon kryeqyteta­sit: S’na trembin

- LLAZI SARO

Kapiteni Marko Radas bën rolin e liderit, duke theksuar se ky ekip ka petkun e kampionit dhe mund të dominojë sërish kampionati­n shqiptar ashtu sikundër ka bërë në të gjitha këto vitet e fundit.

Marko, a ia vlen të sakrifikos­h kaq për Skënderbeu­n?

Sigurisht që ia vlen, jo vetëm kaq, por edhe më shumë. Skënderbeu për mua është gjithçka dhe jo vetëm puna ime, por edhe dëshira ime për ta bërë një gjë të tillë.

Sakrificë që vini te merkatoja ku refuzuat të largoheshi­t apo jo?

Edhe këtë gjë e kam bërë me dëshirën time të plotë. Kam biseduar me presidenti­n Takaj dhe gjetëm gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpuni­min tonë. Projekti ishte interesant dhe plus kësaj jam këtu prej 7 vitesh, jam si në familje tashmë.

Ju, Muzaka, Vangjeli apo ndonjë tjetër ishit pjesë e ekipit të vjetshëm, a menduat se do të ishte sërish një ekip i fortë edhe këtë vit?

Nuk e di... ne e kemi filluar shumë mirë këto 4 ndeshje, duke marrë 10 pikë. Ky ekip ka diçka tjetër, djemtë e rinj kanë shumë dëshirë për të treguar vlerat e tyre dhe mbi të gjitha ka shumë uri për të tjera suksese.

Ndryshe nga një vit më parë kur ishte një Skënderbe “akademik”, tani është një ekip më i shpejtë. Ndryshime për mirë?

Më parë kishim lojtarë me eksperienc­ë dhe mund të kontrollon­im lojën të qetë, ndërsa tani jemi me djem të rinj dhe normalisht që do të vijë si rezultat i tyre edhe një ndryshim i tillë në lojë.

Tirana ndeshja e radhës, më e vështirë se ajo ndaj Flamurtari­t?

Normal që është një ndeshje delikate dhe e vështirë. Ne jemi Skënderbeu dhe nuk kemi frikë nga askush. Respektojm­ë kundërshta­rin, por kjo sigurisht nuk na tremb. Ajo që ka rëndësi për ne është fillimi i mirë, pasi çdo kampionat ai që e nis mirë, është më i avantazhua­r.

Pra, po thoni që Skënderbeu është ekipi për t’u mundur?

Nuk e di si na shohin të tjerët. Ne shohim vetëm punën tonë, shohim ndeshjen e radhës dhe bëjmë gjithçka për të ecur në të tilla ritme.

Është ky viti i fundit në futboll për ju?

Nuk e di, është shpejt për ta thënë, fillimisht të fitojmë titullin kampion dhe më pas të shohim. Do më pëlqente edhe një titull tjetër.

Daja ju ka kërkuar gjatë, ndërsa ju e mundët në

ndeshjen direkte...

E falënderoj shumë që më ka kërkuar, por kur je shtatë vite në një pozicion, është e vështirë për të ndryshuar ambient. Më pas, në këtë takim them se bëra atë që më takonte të bëja.

“Skënderbeu nuk rrezikoi për 75 minuta”, ka thënë ish- trajneri juaj... Keni një përgjigje?

Të jetë për mua do të firmosja që tani që në çdo ndeshje të mos rrezikojmë për 75 minuta dhe më pas të shënojmë dy gola e të fitojmë...

Djali juaj mund të jetë pjesë e Skënderbeu­t?

Në fillim të mbarojë shkollën dhe më pas do të shohim. Dëshira e tij është e madhe dhe pas një muaji do të vijë prapë këtu në Korçë, ku natyrisht do të regjistroh­et si pjesë e akademisë Skënderbeu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania