Panorama Sport (Albania)

SpektakëlS­pektakël i i Partizanit,Partizanit, likuidonli­kuidon Flamurtari­nFlamurtar­in me supergolas­upergola

"Thumbat" "Thumbat" e e Starovës: Starovës: Lojtarë Lojtarë të ardhur nga nga plazhi, plazhi, edhe edhe Rrogozhina Rrogozhina do luante luante më më mirë mirë Gega: E merituam, ja ja pse nuk merremi më me arbitrat arbitrat Torasa Torasa flaku flaku fane

- ILIR CARA

Partizani më i mirë shfaqet në javën e pestë me një superndesh­je ndaj Flamurtari­t dhe fitore të pastër, 2-0. Mund të ishin shënuar edhe më tepër gola, në një takim ku do të ishte fatkeqësi nëse nuk menaxhohej si duhej rezultati pas asaj loje bindëse për 90 minuta. Të besuarit e Skënder Gegës kanë dominuar totalisht ndaj një Flamurtari që sapo ra në "usta" tregoi limitet e veta. Vlonjatët ishin thuajse inekzisten­të në fazën sulmuese për minuta të tëra dhe u kujtuan se duhet të bëheshin agresivë vetëm kur u ndëshkuan. Ilir Dajës i del shumë punë me një grup lojtarësh që kanë emër, por po stonojnë nga java në javë. Alarmi u dha që në Gjirokastë­r, kur Flamurtari edhe pse fitoi, u dominua nga kundërshta­ri. Dy humbje radhazi ndaj Skënderbeu­t dhe Partizanit nuk janë tragjedi në një kampionat me 36 javë, por ama loja e Flamurtari­t lë shumë për të dëshiruar. Një skuadër pa ide, e cila u zvogëlua shumë sa herë topin e kishin në këmbë Mala, Bardhi, Asani, Mensah etj. Jurgen Bardhi ka bërë dje ndoshta ndeshjen më të bukur të tij me fanellën e Partizanit, edhe pse nuk arriti të shënonte. Mënyra e shënimit të golave nga Mensah në pjesën e parë dhe Telushi kundër ish-skuadrës në limitin e takimit ishin spektakël më vete.

PJESA E PARË

Pa qendërsulm­uesin Rubin Hebaj për shkak dëmtimi, trajneri Gega i kishte besuar majën e ofensivës ganezit Mensah, por here pas herë në rolin e pykës zhvendosej edhe Bardhi, ndërsa Asani sa në të majtë dhe në të djathtë të sulmit. Daja kishte menduar të aktivizont­e Alvesh në rolin e një mesfushori qendre, ndërsa nga krahët afër Bushiç qëndronin Torasa dhe Beqaj. <ë në start të kuqtë vendosin diktatin, me Malën që jep iluzionin e golit. Më pas është Asani që i afrohet avantazhit, por Koliçi shpëton Flamurtari­n. Mirëpo, rezultat "e treta e vërteta" për "demat", që shënojnë pas një aksioni model, ku meritë të madhe ka Bardhi, ndërsa Mensah finalizon në mënyrë të shkëlqyer. Flamurtari nuk del dot nga gjysmëfush­a, duke pritur ndonjë "shpikje" individual­e të Torasës dhe Alveshit. Bushiç është shumë larg portës dhe i markuar mjaft mirë. Partizani është sërish më ngacmues,

duke tentuar golin e dytë me Asanin, si dhe goditjet me kokë të Belicës e Atandës. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet 1-0 falë golit të Mensah. PJESA E DYTË Flamurtari nuk bën ndryshime pas pushimit, ndërsa Partizani është i detyruar të

bëjë pa Atandën për shkak dëmtimi, teksa Gega hedh në fushë Gojkoviç. Vlonjatët bëhen më agresivë, por e kanë thuajse të pamundur të krijojnë një aksion me kombinime logjike për të shkuar te porta. Të kuqtë i afrohen golit të dytë me Hilën dhe është

Koliçi që mban në lojë Flamurtari­n. Daja largon Kotobellin dhe fut Mustën, ndërsa më pas aktivizon edhe Mustafën, duke nxjerrë të Torasën. Asani ka mundësinë më të mirë për të çuar ndeshjen në 2-0 pas një keqkuptimi të Koliçit me Mustën, por nuk arrin të përfitojë.

Basha, ish-i i madh i ndeshjes, tenton të ndëshkojë të kuqtë, por Alban Hoxha i thotë "jo" golit. Kur pritej që gjithçka të mbyllej me rezultatin minimal, një goditje dënimi kthehet në gol për të kuqtë. Është një vlonjat si Telushi ai që vulos fitoren e Partizanit

dhe gjunjëzon Flamurtari­n pas "predhës" me të djathtën nga 25 metra. Nuk ka më histori dhe të kuqtë festojnë me tifozët, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishm­e në prag të derbit të kryeqyteti­t me Tiranën, që i gjen "demat" në formën më të mirë.

 ?? FOTO: Partizani. al ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar golin e Bruno Telushit
FOTO: Partizani. al Lojtarët e Partizanit duke festuar golin e Bruno Telushit
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar golin e Mensah
Foto: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar golin e Mensah

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania