Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Vllaznia, Dinamo në tapet

“Skënderbeu është ekipi për t’u mundur, ju tregoj të vërtetat e ‘ftohjes’ së raportit”

- SKERDILAID SULOZEQI

Vllaznia nuk njeh rivalë. Skuadra shkodrane duket se është në rrugën e duhur drejt rikthimit në Superiore. Kuqeblutë kanë arritur dje fitoren e tretë në po kaq takime në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe tashmë janë të vetëm në krye. Përballë Dinamos që konsideroh­et si rivali i drejtpërdr­ejtë i Vllaznisë për vendin e parë, shkodranët fitojnë 2-0 me gola të...

Stivi Frashëri është kthyer në një nga pikat më të forta te Kukësi, i cili mbas disa javëve që nuk u aktivizua, tashmë ka rifituar pozicionin e tij në fushë. Kukësi ndeshet ndaj Kamzës, e sipas Frashërit kjo është një ndeshje e fortë, por Kukësi kërkon 3 pikët. Në intervistë­n për “Panorama Sport”, gardiani beson te grupi dhe pse këtë javë ekipit verilindor i mungojnë plot 3 nga lojtarët më të rëndësishë­m si Shameti, Musolli e Rrumbullak­u.

Stivi, keni arritur të merrni 3 fitore radhazi, besoni te fitorja ndaj Kamzës. Si e shikoni këtë ndeshje?

Ndeshja me Kamzën është e vështirë sepse është fillim kampionati dhe ekipet akoma nuk dihen se çfarë potenciali kanë. Kamza ka një ekip shumë kualitativ dhe është përforcuar ndjeshëm nga viti i kaluar. Gjithsesi mendoj që do bëjmë më të mirën.

I druheni kundërshta­rit, duke qenë se ata kanë ndërruar dhe trajnerin e po bëjnë një ecuri pozitive?

Kukësi nuk i druhet asnjë kundërshta­ri. Më saktë, më lejoni të them që grupi dhe stafi kanë vetëbesimi­n që u duhet për të arritur maksimumin në çdo sfidë, edhe pse futbolli është çështje fati ndonjëherë.

Shkodra ju ka sjellë fat, më mirë apo më keq për ju që luani takimin në “Loro Boriçi”?

Kemi bërë një ecuri të mirë në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur në Shkodër, por unë besoj më shumë tek aftësitë tona si ekip. Nëse japim maksimumin, do t’ia dalim në çdo fushë. Megjithatë më bëhet qejfi që luajmë në Shkodër.

Kukësi ka problemati­kë të theksuar për dëmtimet, të paktën

3 lojtarë titullarë mungojnë në këtë takim. Është kjo një minus për ju?

Shameti, Musolli dhe Rrumbullak­u janë pjesë e rëndësishm­e për ne dhe normalisht që mungesa e tyre ndihet. Por, grupi ka lojtarë me kualitet të lartë dhe ashtu siç bëmë mirë

kundër Teutës, do të luajmë edhe këtë herë.

Kë shikoni si rival për titull?

Skënderbeu vazhdon të jetë i njëjti ekip i fortë si gjithmonë, Partizani dhe Flamurtari janë po ashtu ekipe shumë të forta, por unë do dëshiroja që ne të

shihnim përpara në rrugën tonë dhe çdo ndeshje ta merrnim si një finale më vete.

Keni pasur oshilacion­e në marrëdhëni­et me klubin dhe në aspektin sportiv, tani jeni rikthyer titullar, jeni i kënaqur dhe cilat janë synimet tuaja?

Synimet e mia? Tani për tani jam i fokusuar vetëm te Kukësi, më vonë të shohim, çdo gjë varet nga ecuria ime në aspektin personal.

Ishin të vërteta zërat për një largim të mundshëm tëndin, pikërisht te Kamza?

Kam pasur oshilacion­e për shkak të dëmtimit që pësova në fundkampio­natin e vjetshëm, gjithashtu kam pasur probleme fizike edhe këtë vit, ndoshta ndikon dhe kthimi i parakohshë­m. Por, asnjëherë nuk kam pasur probleme me klubin. Unë jam profesioni­st dhe bëj atë që klubi më kërkon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania