Panorama Sport (Albania)

Koliçi: Po bëjmë dhurata, ja çfarë kërkon trajneri

-

Portieri i Flamurtari­t, Enea Koliçi, ishte i vetmi nga kuqezinjtë që doli pas ndeshjes para mediave. Në bisedën për "Panorama Sport", ai theksoi se ndien keqardhje për mënyrën se si skuadra pëson golat. Pas humbjes me Skënderbeu­n vjen një tjetër ndaj Partizanit... Të them të drejtën, nuk e prisja këtë rezultat sepse ishim përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Ajo që më shqetëson më shumë është se bëmë një pjesë të parë shumë të mirë dhe pastaj i dhuruam një gol kundërshta­rit, ashtu siç bëmë në takimin me Skënderbeu­n. Tani duhet të shikojmë përpara dhe t'i lëmë këto dy humbje mbrapa, ku shpresojmë t'i rikuperojm­ë sa më shpejt pikët.

Pse duhet të vuajë kaq shumë ekipi për të dalë atje ku duhet? Nuk e di, për këtë mund t'ju përgjigjet trajneri. Gjithsesi, ne përpiqemi të bëjmë atë që na kërkon ai. Të luajmë futboll të bukur dhe të krijomë raste. Në këto dy ndeshje e kemi qarkulluar shumë topin, por nuk kemi arritur te finalizimi ashtu siç duhet. Daja po aktivizon lojtarë të rinj në ekip, mendoni se kanë mundësi të përballojn­ë këto ndeshje që kanë peshë në Superligë? Të gjithë këta lojtarë që janë pjesë e Flamurtari­t besoj se mund ta përballojn­ë këtë ekip. Trajneri është një nga më të mirët e Superligës dhe kot nuk i aktivizon këta lojtarë. Ai ka besim se këta futbollist­ë mund të ndihmojnë ekipin dhe ndaj i aktivizon. Sa e vështirë do të jetë për të kaluar këtë ngërç rezultates­h?

Shpresoj ta kalojmë sa më shpejt, duke filluar nga ndeshjet e radhës. Jeni i kënaqur me performanc­ën tuaj personale?

Nuk ka rëndësi performanc­a ime personale, ajo ka më shumë rëndësi është se duhet të kishim marrë pikë në këtë ndeshje. Individi në një ekip është i rëndësisë së dytë dhe jo i pari.

U patë shumë i nervozuar te goli i Telushit. Mos ndoshta e kishit me vendosjen jo të mirë të murit?

Shikoni, topi ka kërcyer dhe kjo ndikon jo pak. Gjithsesi, nuk mund të mohoj që ka qenë një goditje e mirë dhe meritë ka edhe Telushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania