Panorama Sport (Albania)

Gega: Ky është Partizani i vërtetë

"Nga sot mendojmë për derbin, e respektojm­ë rivalin e përjetshëm. Ja pse nuk merremi më me arbitrat"

-

Skënder Gega më në fund buzëqesh. Par tizani i tij u shfaq shumë më mirë se në katër ndeshjet e kaluara dhe meritoi fitoren ndaj një Flamurtari që konsideroh­et rival në luftën për titullin. Pas ndeshjes me vlonjatët, trajneri foli për "SuperSport", duke mos kursyer elozhet për lojtarët, që sipas tij bënë atë që u kërkoi. Në fund një koment edhe për derbin me Tiranën.

Fitore ndaj një rivali për titull, e prisnit?

Janë rivalë, por do t'i presim "Fair Play". Ishte ndeshje decizive. Ekipi sapo filloi të konsolidoh­et. Kemi objektiv dhe projekt që përveç pikëve, të luajmë mirë. Jam shumë OK dhe e uroj ekipin për korrektësi­në brenda fushës, por është vetëm ndeshja e pestë. Shpresoj mos të kemi dëmtime dhe të vazhdojmë me këto rezultate.

Jeni trajneri që guxoni me të rinjtë...?

Unë mendoj që një 20vjeçar është i ri, por kur sheh dikë që ka vlera atëherë, ia jep mundësinë. Jemi të lidhur me ekipin e dytë. Të dy të rinjtë ma kanë shpërblyer. Kam durim të mbështes ata që vlerësojnë fanellën.

Jeni i kënaqur me sulmin, është ky ekipi që do të shohim?

Nuk kam sekrete, ky është ekipi që dua. Të jem i sinqertë u përgjigjën si desha unë. Në aspektin sulmues dolëm mirë. Jam i kënaqur për Bardhin, mesfusha bëri detyrën që sulmi doli mirë. Mensah është rritur fizikisht dhe u përshtat mirë, besoj se në të ardhmen është mirë të kemi të tillë lojtarë në këtë moshë.

A ekziston mundësia që lojtarët të kenë eufori pas kësaj fitoreje?

Pas ndeshjes i urova lojtarët. Ne sapo e kemi filluar kampionati­n dhe duhet të mbajmë këtë ritëm. Jam gati të punoj që asnjë nga ne mos të ushqejë diçka përpara kohës. Kemi fituar në fushën tonë. Partizani është ekip i madh, ashtu si Flamurtari. Do punojmë nga ana psikologji­ke, por jemi të qetë. Nuk kam asnjë presion nga

klubi dhe jam me fat.

Duket një sjellje ndryshe e klubit ndaj arbitrave, çfarë ka ndryshuar?

Kam kohë të gjatë që jetoj jashtë shtetit. Arsyeja ime që kam ardhur këtu është që unë mund të kontribuoj për

ekipin që jam rritur. Nuk do të ndryshoj sjelljen kundër arbitrave. Nuk dua të jem unë protagonis­ti kryesor. E kemi sheshuar çdo gjë me klubin. Dua të marr pjesën më të mirë që ne kemi pasur. Çdo njeri mund të gabojë.

A është koha e duhur për derbin ndaj Tiranës?

Çdo ekip do të luajë derbin. Vlora është po aq e fortë sa derbi. Nga nesër (sot) mendojmë për derbin. E respektojm­ë kundërshta­rin e përjetshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania