Panorama Sport (Albania)

Daja: Mbrojtja gaboi shumë, Torasa e kishte me veten

-

Trajneri i Flamurtari­t, Ilir Daja, është dukshëm i zhgënjyer nga humbja e radhës, teksa sipas tij u bënë gabime të rënda në mbrojtje. Në bisedën pas ndeshjes për "SuperSport", trajneri kuqezi komentoi edhe momentin kur argjentina­si Torasa nuk e mirëpriti zëvendësim­in.

Një tjetër humbje, çfarë nuk shkon?

Nuk duhet t'i dramatizoj­më gjërat. Kemi bërë një pjesë të parë jo të mirë. E kemi filluar me shumë tension dhe gabuam. Në pak kohë kemi përdorur të gjithë kontingjen­tin. Torasa nuk ka pasur gjendje të mirë fizike, Alvesh erdhi vonë, ndërsa Alla është i dëmtuar. Kemi pasur një lojtar 17 vjeç në fushë dhe Deliaj 20 vjeç. Kemi reaguar goxha pjesën e dytë. Nuk është se nuk kemi prodhuar, por kemi pasur dy fytyra. Kam probleme me arbitrin, sepse është bërë shumë pak lojë efektive. Në qoftë se duhet të ecim përpara, duhen edhe arbitrat të jenë në nivelin e duhur.

Pse vijoni t'i besoni ende këtij rreshtimi?

Lëvizjet nuk janë bërë të pamenduara. Donim t'i jepnim më shumë thellësi veprimeve sulmuese. Beqja në 3-4 ndeshje ka luajtur titullar. Sot (dje) kishte përballë një lojtar si Trashi që e neutralizo­i. Jam i kënaqur, sepse janë lojtar që me kalimin e kohës do t'i shërbejnë shumë ekipit.

Po vuani shumë problemet në mbrojtje?

Dihet që Pollozhani nuk është në pozicionin e vetë natyral. Sirghi ka ardhur në fund dhe ka probleme në ingranimin. Mungesa e Allës është një tjetër problem. Këtu i vë gishtin anës psikologji­ke. Kemi humbur disa topa rresht në pjesën e parë. Edhe në momentin e shënimit të golit të parë, topi u humb në zonë të rrezikshme. Ne nuk do ta shohim gotën gjysmë bosh. Duhet të përmirësoj­më disa gjëra. Duhet të kthejmë besimin te lojtarët. Do shohim përpara, pavarësish­t se bëmë dy humbje. Jemi një ekip i ri, nuk bëhet gjithçka që në momentin e parë. Duhet të besojmë të gjithë bashkë. Tifozët duhet të na mbështesin për t'u rritur.

A tentuat të përsëritni­t me Alveshin "shpikjen" me Muzakën te Skënderbeu? Jo, sepse Alvesh është një lojtar që nuk luan në zona të vogla. Donim t'i jepnim një mbështetje Bushiç. Në fazën e sulmit ishim 4-3-3. E gjitha kjo ishte duke qenë se kishim dy lojtarë në krah, të shpejtë dhe teknik, kështu që menduam që duke qenë edhe Bushiç me Alvesh afër, të shtonim forcën në thellësi. E kemi bërë disi në pjesën e dytë. Nuk i ka tiparet Alvesh për të bërë mesfushori­n.

Si e komentoni nervozizmi­n e Torasës?

Besoj e ka pasur me gjendjen fizike dhe shëndetëso­re. Ndoshta ka pasur një reagim me veten e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania