Panorama Sport (Albania)

Thumbimet e Starovës: Edhe Rrogozhina luan më mirë

Ish-trajneri i kuq e ka me Flamurtari­n, Telushi shpërthen në lot

- ILIR CARA

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka preferuar që ndeshjen e djeshme me Flamurtari­n ta ndjekë nga tribuna e gazetarëve. Pas përfundimi­t të aventurës me Feronikeli­n në Kosovë, "Bobi" është angazhuar si opinionist sportiv në televizion, kështu që ai ishte i përgatitur dje me stilolaps dhe letër duke mbajtur episodet e takimit. Ai ndoqi ndeshjen nën praninë e ishsulmues­it të kuq, aktualisht me statusin e menaxherit, Elton Marini. Gjatë ndeshjes, ata bënë edhe një minianaliz­ë, të cilën "Panorama Sport" do jua paraqesë të detajuar:

- Minuta e pestë, Bardhi është i vetëm dhe më pas shërben. Për këtë episod Starova iu drejtua Marinit: "Duhet ta mbajë topin në këtë rast, derisa nuk shikon se nuk ka shok afër vetes. Ti e kupton se ke qenë vetë sulmues".

- Më pas biseda zhvendoset te loja e Trashit, i cili po bënte një paraqitje të mirë në krah të majtë. I pyetur për këtë, Starova u shpreh: "Trashi linjën e bën shumë mirë, qoftë si mbrojtës apo i avancuar. Ndërsa në qendër të mesfushës nuk e bën dot më, se nuk e ka atë takatin e fillimit".

- Sa i përket Flamurtari­t, ku thuhej se kanë bërë ekip pretendent, "Bobi" ka një këndvështr­im tjetër, të cilën nuk nguron që ta thotë me zë të lartë në tribunën e gazetarëve. "Për çfarë Flamurtari po më thoni? Është ai ekipi që me zor i shpëtoi vjet rënies nga kategoria, si dhe kanë marrë edhe Torasën nga plazhi", u shpreh ish-trajneri i kuq.

- Minuta e 15-të e takimit dhe Starova vjen me batutën e radhës: "Kaluan 15 minuta lojë dhe Flamurtari se ka kaluar akoma mesin e fushës. Sikur po luan Rrogozhina, por edhe ata do të kishin dalë një herë".

- Minuta e 30-të. Flamurtari vijon të jetë i mbyllur në gjysmëfush­ën e tij. "Po mbaron loja dhe këta (vlonjatët) akoma nuk e kanë kaluar mesfushën, si të ishin ekip i Kategorisë së Dytë", vijoi më tej Starova.

- Minuta e 36-të. Torasa jep një shkëndijë në të majtë dhe dikush i thotë "Bobit" se argjentina­si po e gjen veten. Por, ish-trajneri vjen me batutën e radhës: "Po, po, merr 7 mijë euro rrogë në muaj dhe më thua po bind. Problem i tij është se ai luan shumë larg portës, ndaj nuk ka çfarë të bëjë. Pastaj pa gjë nuk është, por ka ardhur nga plazhi te Flamurtari".

- Minuta e 43-të. Starova mban statistika­t e ndeshjes dhe në këtë moment regjistroh­et gjuajtja e parë e miqve në portën e Partizanit. Në këtë moment Starova shkruan në letër, por e edhe e komenton me zë: "Minuta e 43-të, gjuajtja e parë në portë e Flamurtari­t".

- Në pjesën e dytë "Bobi" u tregua më i qetë duke mos komentuar ato që po ndodhnin në fushë. Gjithsesi, ai e ka një koment për lojën e Jurgen Bardhit. "Po luan shumë mirë dhe mendo që nuk është 'pykë' e parë. Mendo po të kishte një 'pykë' të mirëfilltë përpara se sa rezultativ do të ishte", u shpreh ish-trajneri i "demave".

- Minuta e 82-të. Batha me gjuajtjen e tij regjistron rastin e dytë në portën e Partizanit, gjë të cilën Starova e shënon në letrën e tij, por edhe e komenton me zë: "Goditja e dytë në portë vjen në minutën e 82-të".

- Minuta e 90- të. Arbitri akordon goditje dënimi për të kuqtë, nga ku vjen edhe goli i Telushit. Por para gjuajtjes Starova vë re një veprim të gjyqtarit Cjapi kur po vendoste murin. "Eeee, arbitri ka bërë shtatë hapa. Ia numërova. E ka vënë murin me 7 hapa", u shpreh "Bobi".

- Në fund Starova bën edhe një koment të shkurtër për lojën e Flamurtari­t dhe gjendjen e tij. "Dy gjuajtje në portë dhe dy korne, ky ishte Flamurtari i sotëm që e quajnë pretendent. Flamurtari ka problem në qendër të mesfushës. Janë shumë të ngadaltë dhe të lexueshëm, ndërsa në reparte të tjera kanë zgjedhje të shumta dhe madje më të mira se Partizani. Këtë problem në qendër do ta vuajnë shumë edhe në vazhdimësi", përfundoi komentin e tij në tribunën e gazetarëve ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. TË VEÇANTA TË TJERA * Në minutën e 23- të, Alvesh ankohet tek arbitri anësor Çokaj për mosakordim­in e një faulli në favorin e tij. Në këtë moment afrohet trajneri Daja që i kërkon lojtarit të lërë debatet me anësorin dhe të shkojë e zërë pozicionin e tij në fushë.

* Tifozët e Partizanit në minutën e 63-të të gjithë ngrihen në këmbë dhe duartrokas­in autorin e golit të parë, Mensah, kur po zëvendësoh­ej me Koten. E njëjta gjë ndodhi edhe me zëvendësim­in e Trashit.

*Bruno Telushi, në shenjë respekti nuk festoi golin që i shënoi ekipit të vendlindje­s. Vlonjati është tradhtuar nga emocionet, pasi është parë duke fshirë lotët pas golit. Ndërsa pas ndeshjes ai ka festuar me familjen e tij dhe dy fëmijët që i mori brenda.

* Ilir Daja ankohet pas goditjes së dënimit që solli golin e dytë dhe sidomos për katër minutat shtesë, pasi priste më tepër. "Nuk ishte faull", i tha trajneri i Flamurtari­t kryesorit Cjapi.

* Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, pas përshëndet­jes së tifozëve në përfundim të takimit, kur po u drejtohej dhomave të zhveshjes është afruar pranë tribunës B ku ka përqafuar të birin, që e ndjek në stadium në çdo ndeshje në shtëpi.

* Trashi doli nga fusha i dëmtuar, për momentin thuhet se rrezikon derbin me Tiranën.

 ??  ?? Ish-trajneri Sulejman Starova duke ndjekur ndeshjen në tribunën e gazetarëve
Ish-trajneri Sulejman Starova duke ndjekur ndeshjen në tribunën e gazetarëve
 ??  ?? Telushi shpërthen në lot pas golit
Telushi shpërthen në lot pas golit
 ??  ?? Olsi Rama dhe Sinan Idrizi shtrëngojë duart në tribunën VIP
Olsi Rama dhe Sinan Idrizi shtrëngojë duart në tribunën VIP
 ??  ??
 ??  ?? Pasioni për futbollin nuk njeh moshë...
Pasioni për futbollin nuk njeh moshë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania