Panorama Sport (Albania)

Plaku: Kukësit ia di mirë sekretet, Duro ka rikthyer euforinë te Kamza

Kapiteni: Nuk e kam duel personal me ta, por dua rezultat pozitiv

-

Kamza përballë Kukësit është një ndeshje që po pritet me interes të veçantë nga të gjithë. Shkaku është bërë trajneri i ri i Kamzës, Klodian Duro, i cili do të jetë nesër përballë së shkuarës jo shumë të largët. Kamza e tij përballet me Kukësin, skuadrën ku Duro nisi karrierën e trajnerit, madje fitoi dhe titullin e parë të rëndësishë­m në historinë e klubit verilindor, që krijuar që më 1930, Kupën e Shqipërisë gjatë sezonit 20152016. Aventura e tij e re sapo ka nisur në mënyrën më të mirë, duke marrë dy fitore radhazi, një në kupë dhe një në kampionat. Por, këtë herë Kamza

do të ketë përballë një kundërshta­r shumë më të fortë që do të jetë dhe një provë reale e trajnerit të ri me skuadrën e tij.

Sebino Plaku– Luajti gjatë pushimeve të verës, në eliminator­et e Champions League me Kukësin dhe menjëherë pas

aventurës europiane u kthye te Kamza për të rimarrë shiritin e kapitenit. Sebino Plaku, gjatë një interviste të dhënë për “SuperSport”, ka paralajmër­uar verilindor­ët se i njeh mjaft mirë pikat e dobëta. “Kemi respekt për këtë ekip, por do të mundohemi të shfrytëzoj­më pikat e

tyre të dobëta. Kemi rrugë të ndryshme dhe është e vështirë të bësh krahasim ndërmjet dy skuadrave. Kjo ndeshje na vjen si një mundësi shumë e mirë, sepse Kukësi është riformatua­r, megjithatë ata kanë avantazhin që janë më përpara në përgatitje dhe kondicion, pasi kanë luajtur në Europë”.

Më tej, sulmuesi ka vlerësuar dhe risinë që trajneri i ri, Klodian Duro, ka sjellë te Kamza, por theksoi se më tepër sesa të flitet në çdo ndeshje për fitore, kërkohet stabilitet në paraqitje dhe rezultate pozitive. “Që të themi na u kthye vetëbesimi, është shpejt. Ndryshimet e shpeshta në stol nuk janë të mira, por në këtë rast, trajneri i ri sjell ide të reja. Lojtarët japin maksimumin për të fituar vendin në formacion. Ardhja e Duros pati impakt pozitiv dhe jemi të kënaqur për situatën. Nga ardhja e trajnerit tonë, këto ditë flitet vetëm për rezultate pozitive dhe kërkohet gjithmonë fitorja. Por, kampionati ka nevojë për stabilitet dhe çdo rezultat, që nuk është humbje mund të cilësohet pozitiv”. Por, gjatë kësaj interviste të dhënë në “SuperSport” nuk kanë munguar as batutat, kur Plaku tha: “Nuk e shoh si një sfidë personale, edhe sepse kam ndryshuar shumë skuadra në kampionati­n shqiptar dhe kështu i bie që çdo ndeshje ta kisha duel me të kaluarën apo luftë kundër ish- skuadrave. Unë nuk e shoh në këtë mënyrë”, përfundoi sulmuesi i Kamzës. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania