Panorama Sport (Albania)

Luhet pa tifozë, Tetova: Jemi gati për bardheblut­ë

-

Skënderbeu është gati për të luajtur ndeshjen e radhës ditën e sotme kundër Tiranës, në një takim ku bardhekuqt­ë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Por do të luhet pa tifozë, për shkak se klubi i Korçës është ende i dënuar prej incidentev­e në ndeshjen me Partizanin. Zv/trajneri Edlir Tetova bën me dije se kur ekipi ka grintën e duhur për të vijuar në të tilla ritme dhe pavarësish­t se bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, kërkesa do të jetë maksimale vetëm për tri pikët.

Tetova, fitorja me Flamurtari­n ka qenë shumë e rëndësishm­e, a ia vlen t’i rikthehemi pak?

Për sa i përket asaj ndeshjeje kundër Flamurtari­t, mund të them se është një kapitull i mbyllur, pasi ekipi e kishte përgatitur mjaft mirë këtë takim, duke dhënë maksimumin dhe duke marrë tri pikët nga kjo ndeshje. Ia keni dalë mjaft mirë me një skuadër të rinovuar... Mund të themi që është një ndërthurje e lojtarëve të rinj me ata më të vjetër që kanë tituj mbi shpinë. Për këtë edhe lojtarët e rinj janë futur te mentalitet­i i grupit. Vangjeli, Radas dhe Muzaka, janë këta balancuesi­t në ekip? Sigurisht që po, eksperienc­a bën gjithnjë diferencën në kampionati­n tonë. Këta tre lojtarë kanë tituj mbi shpinë dhe normalisht që kjo sjell diferencën. Skënderbeu dhe Tirana pas fitoreve përballen në Korçë pa tifozë. Si e shikoni këtë takim? Është një ndeshje e vështirë, pasi ne si ekip kemi shumë nevojë për tifozët, pasi janë lojtari i 12-të për ne. Në këto kushte mund të them se do të jetë një ndeshje delikate. Nga njëra anë, Tirana ka një grup të njëjtë dhe jo me shumë ndryshime. Janë lojtarë që e njohin lojën e njëri-tjetrit dhe kjo natyrisht është një plus për ta. Ne nga ana jonë jemi përgatitur mirë dhe kemi bërë gati manovrën e duhur për të bërë më të mirën në fushë.

Ndaj Flamurtari­t ekipi i kishte ngritur kurthe kundërshta­rit. A do të ketë ndaj Tiranës një gjë të tillë?

Sigurisht, çdo takim studiohet për të bërë më të mirën e mundshme. Ne në çdo takim bëjmë studimet e kundërshta­rit, si çdo ndeshje edhe këtë herë nuk e kemi lënë pas dore diçka të tillë. Por, gjithçka do të shihet në fushë.

Ky Skënderbe i ka befasuar të gjithë, e prisnit realisht që të ishit kaq mirë?

Me të vërtetë ky ekip është i ri, por lojtarët kanë qenë pjesë e Skënderbeu­t, por në çdo moment kanë parë sukseset e këtij ekipi. Është fryma fituese, mentalitet­i i fituesit që bën një gjë të tillë.

Ll.Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania