Panorama Sport (Albania)

Stërvitja e fundit, Shehi i “fiksuar” me taktikën

-

Skënderbeu mbylli me një seancë të fundit përgatitje­t për ndeshjen e sotme kundër Tiranës në Korçë. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, këtë seancë gjithçka iu kushtua taktikës dhe vendosjes së ekipit në fushë. Pas nisjes me ushtrime të lehta streçingu dhe hapësirës fizike të reduktuar, Shehi e përqendroi vëmendjen e tij te rreshtimi i ekipit dhe zbatimi me përpikëri i të gjitha lëvizjeve në fushë nga lojtarët. Pjesë e udhëzimeve të stafit ishte shpejtësia në aksionet sulmuese, por veçanërish­t mbyllja në kohë e zonave të lira që mund të shfrytëzoh­en nga kundërshta­rët. Në pjesën e dytë të përgatitje­ve, trajneri u ndal te skemat e lojës dhe ndryshimit të tyre në raport të situatave të ndeshjes, si dhe provat në epërsi dhe disavantaz­h numerik gjatë kundërsulm­eve. Nuk kishte si të mbeteshin pas për “detajistin” Shehi edhe goditjet standarde apo situatat 3 kundër 2 në sulmin bardhekuq dhe në mbrojtje. Në fund, gjithçka u mbyll me një test të shkurtër 10minutësh të një ndeshje me fushë të reduktuar për të mbyllur zyrtarisht përgatitje­t anti-Tirana.

MUNGESAT

Dy mungesa do të ketë trajneri Shehi kundër Tiranës për sa i përket ekipit që do të jetë i grumbullua­r në këtë takim. Bëhet fjalë për Bruno Ditën, i cili nuk ia ka dalë që të rikuperohe­t nga ai dëmtim i pësuar në Vlorë si dhe ka vijuar të stërvitet i diferencua­r nga pjesa tjetër e grupit. Ndërsa, mungesa e dytë është ajo e Uerdi Marës, i cili është duke kaluar një gjendje gripale dhe për pasojë do të jetë jashtë ekipit për këtë takim. Kthehet në dispozicio­n të trajnerit Leonit Abazi që ka mbyllur pezullimin për shkak të kartonit të kuq, por edhe Ardit Hoxhaj që është bashkuar prej disa ditësh me grupin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania