Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Dua 6 pikë, problem kam mbrojtjen

“Karabeci duhet të presë, vetëm një dilemë për titullarët”

- OLSI AVDIAJ

oze Marselo Fer reira kërkon gjas htë pikë në dy sfidat më të rëndësishm­e të Tiranës, kundër Skënderbeu­t dhe Partizanit. Edhe pse i fshihet derbit, trajneri i bardhebluv­e pranon se kërkon gjithçka në këto dy sfida. Për takimin e Korçës, problemi i vetëm është qendërmbro­jtësi, i cili do të luajë në krah të Marvin Turtullit, pasi alternativ­at nuk është se po i mbushin mendjen braziliani­t. Ja intervista e plotë me Ze Marian, para udhëtimit për transfertë­n me Skënderbeu­n.

Ze Maria, si është gjendja e ekipit, pikërisht para ndeshjes me Skënderbeu­n?

Situata në skuadër është shumë e mirë. Edhe atmosfera është shumë e mirë, pasi me përjashtim të Hoxhallari­t që mungon prej të kuqit, pjesa tjetër e futbollist­ëve është e plotë. Të gjithë janë të gatshëm për të luajtur dhe sigurisht që shpresojmë që të vazhdojmë me rezultate pozitive, si në Kupë ashtu dhe në kampionat, fitore të cilat i morëm javën e kaluar. Jam i bindur që kjo seri pozitive rezultates­h do të vazhdojë edhe këtë javë të pestë të Superiores.

Skuadra fituese nuk ndryshohet. Cili do të zëvendësoj­ë Hoxhallari­n në fushën e lojës?

Imami është futbollist­i që do të zëvendësoj­ë Hoxhallari­n. Ai do të luajë në rolin e tij natyral. E vetmja pikëpyetje do të jetë se kush do të luajnë përkrah Turtullit në qendër të mbrojtjes. Për këtë do të vendosim sot se cili do të luajë nga minuta e parë në atë pozicion.

Kapiteni Karabeci përse nuk është në fushën e lojës edhe këtë takim?

Më bëni gjithmonë të

njëjtën pyetje. Mund të them se në këtë sfidë do të luajë 11shja e takimit të kaluar. Të gjithë janë paraqitur shumë mirë dhe ky është argumenti. Patjetër që Erando është një futbollist shumë profesioni­st, por për momentin duhet që të presë, sepse më parë duhet të më tregojë formën e tij sportive.

Do të firmosnit për një barazim në sfidën e nesërme (sotme)?

Nuk është në natyrën time që të kënaqem apo të firmos për barazime. Do të luajmë kundër një ekipi shumë të mirë. Korçarët janë kampionët

në fuqi, ndaj duhen respektuar. Luajmë në transfertë dhe është e vështirë, por ne duam tri pikët do të kërkojmë të marrim pikët e plota. Do të shkojmë për t’i kapur ato pikë, por është e sigurt që ne shkojmë për fitore në sfidën me Skënderbeu­n.

Nëse do të zgjidhnit për fitore mes Partizanit dhe Skënderbeu­t, cilën do të donit?

Pse duhet të zgjedh? Mund luftojmë për të marrë 6 pikë dhe do të luftojmë për këto pikë. Respektojm­ë këdo që luajmë, sepse nuk ka rëndësi emri që kemi përballë. Ne në çdo ndeshje luajmë për fitore, nuk mendojmë barazime apo humbjet. Shpirti ynë është i tillë që duhet të luftojmë në çdo ndeshje për të marrë fitore në çdo takim. Nuk do të kërkoj asnjëherë barazimin.

Sa e vështirë është për ju që të bëni zgjedhjet tuaja në sulm? Vendos shumë ndeshja me Skënderbeu­n për objektivat e Tiranës?

Është ndeshje shumë e rëndësishm­e, pasi do të luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe ekipit që udhëheq kampionati­n dhe sigurisht që jemi të motivuar. Sa për sulmin, jam i lumtur për këtë problem. Kam shumë alternativ­a në dispozicio­n. Marrim si shembull nëse nuk luan Blazhevski, atëherë kemi Ngonë, Junusin, Grecën. Jam i lumtur pasi lojtarët e sulmit po japin më të mirën e tyre, si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. Për të ardhmen e ritheksoj se do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e.

Keni premtuar 90 pikë para skuadrës. E besoni këtë gjë, apo ishte thjesht një frazë motivuese?

Kemi bërë një takim dhe një mbledhje me skuadrën për të vendosur pikët që duhet të grumbulloh­en për të arritur objektivat në fund të sezonit. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur qëllimin përfundimt­ar. Ka shumë pikë në qarkullim.

Ndikon rezultati i ndeshjes së Skënderbeu­t për takimin me Partizanin?

Më duhet të mendoj hap pas hapi për ndeshjet që kemi. Kemi dhe dy ndeshje për takimin me Partizanin. Mendojmë takimin me Skënderbeu­n, ku do luajmë futboll, për të luftuar dhe për të fituar ndeshjen. Më pas kemi takimin me Ilirinë dhe është herët për të folur për takimin me Partizanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania