Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Kam hall golin, por ia dalim në Gjirokastë­r

"Pavarësish­t ecurisë, bluzinjtë janë të fortë"

- ANARILDO ALIA

Fitore, fitore dhe vetëm fitore! Këtë fjalë ka në mendje dhe e shpreh hapur trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi. Pasditen e të premtes, Teuta është nisur drejt Gjirokastr­ës, ku do të ketë përballë Luftëtarin e vendit të fundit. Tekniku korçar, në një prononcim për "Panorama Sport", flet për gjendjen e ekipit dhe ndeshjen e së shtunës ndaj një kundërshta­ri që e vlerëson në maksimum. "Grupi është i plotë. Java që lamë pas ishte e rëndësishm­e për disa lojtarë, që për fatin tonë të mirë janë të gatshëm si pjesa tjetër e ekipit për ndeshjen me Luftëtarin. Pavarësish­t ecurisë së tyre ku nuk kanë arritur të marrin ende pikë, mendoj që Luftëtari është një ekip i fortë, që zhvillon një futboll të mirë dhe nuk na pret një ndeshje e lehtë. Do të jetë një takim shumë i luftuar në çdo aspekt", është shprehur në fillim Shkëmbi. Skuadra durrsake ka zhvilluar edhe një stërvitje dje në Gjirokastë­r. "Kemi punuar të gjithë së bashku për ta përgatitur sa më mirë takimin ndaj Luftëtarit. Është normale që pas një gabimi që bën, mundohesh ta rregullosh, prandaj shpresoj që nesër (sot) çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet. Vazhdojmë të kemi ngërç te shënimi i golave dhe si në çdo fushë tjetër, receta më e mirë është puna, çka nuk ka munguar te ne. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë në repartin ofensiv që të dalim sa më shumë

para portës, të krijojmë sa më shumë raste dhe të shënojmë. Shpresoj që këtë herë të kemi edhe fatin në anën tonë", rrëfen trajneri. Shkëmbi nuk pranon barazimin, por shprehet se fitorja është alternativ­a e vetme për Teutën. Skuadra po ambientohe­t dhe mendoj që duhet

t'i fitojmë ndeshjet, duke dhuruar një futboll të mirë dhe sulmues në çdo takim dhe për të marrë që në fund të sjellin rezultatet rezultat në secilën prej pozitive. Jemi të ndeshjeve. Ju siguroj se hyjmë vetëdijshë­m për takimet që na në fushën e lojës me dëshirë presin dhe vështirësi­të që ato dhe ide të qarta: vetëm për të rezervojnë. Ne i marrim takimet fituar ndeshjen", mbylli një nga një dhe jam i bindur që ligjërimin e tij, trajneri i Teutës, të gjithë lojtarët e mi janë të gatshëm dhe të aftë për të luajtur

Bledi Shkëmbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania