Panorama Sport (Albania)

Egnatia e do festë, lojtarët: Nuk ndalemi

Kryesuesit janë të bindur për fitore me Lushnjën, mbrojtësi Ibrahimlla­ri: Jemi në formë

-

Egnatia përfundoi pasditen e djeshme përgatitje­t për Lushnjën. Nga sa u pa, trajneri Gjonaj u kushtoj rëndësi edhe detajeve më të vogla. U punua shumë me goditjet standarde, teksa u vendos theksi tek interpreti­mi i lojës dhe skemat që do ndërthuren midis reparteve. Të gjithë në kampin rrogozhina­s nuk mendojnë rezultat tjetër, veç fitores, që do t’i mbante sërish në krye. Duke qenë përballje midis dy skuadrave që kanë spikatur në dy javët e para, pritet që edhe numri i tifozëve të jetë i lartë. Drejtuesit e klubit kanë marrë masat e duhura organizati­ve që gjithçka të kalojë sa më mirë. Për “Panorama Sport” dje foli para ndeshjes qendërmbro­jtësi Beqir Ibrahimlla­ri, që ka treguar një formë të mirë deri tani. “Jam i bindur se do ta kalojmë me sukses këtë sfidë, që ka brenda saj shumë vlera. Me grupin cilësor që kemi në përbërje, nuk duhet t’i diskutojmë asnjëherë gabimet. Në dy javët e para kemi marrë maksimumin sa u përket pikëve, që na rendisin në krye. Së bashku me mbështetje­n e tifozëve do jemi akoma më të sigurt drejt fitores. Kemi marrë ngarkesat e duhura gjatë javës që na bëjnë më dinjitozë në çdo moment. Fitoret me Bylisin dhe Elbasanin treguan se grupi është çelësi i suksesit gjithmonë tek Egnatia. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që vesha fanellën rrogozhina­se gjatë merkatos, sepse këtu ndjehem si në shtëpinë time. Premtoj se mbrojtja do jetë e pathyeshme javë pas jave”, deklaroi Ibrahimlla­ri. Ndërkohë, trajneri i portierëve, Agron Aliu, kujton me nostalgji vitet kur Egnatia ka luajtur me Lushnjën. “Gjithmonë këto përballje kanë dhuruar emocione, si brenda dhe jashtë fushe, për faktin se jemi dy qytete fqinje, që kanë shumë gjëra të përbashkët­a mes tyre. Gjithashtu edhe tifozëritë kanë treguar kulturë me mbështetje­n që japin në stadium, kudo që luhet. Tashmë kohët kanë ndryshuar dhe është tjetër ecuri për secilën skuadër. Për vite me radhë kemi pasur në gjirin tonë lojtarë nga Lushnja”, kujton me nostalgji trajneri i portierëve. Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania