Panorama Sport (Albania)

Lika: Lojtarët i motivova me dy fjali

Tekniku, futbollist­ëve: Duhet të merrni më shumë përsipër

- ADMIR URUÇI

Hasan Lika po shi jon fitoret radhazi të Vllznisë, por si gjithmonë nuk përfshihet nga euforia. Tekniku ka gjithmonë për të bërë kritika ndaj skuadrës së tij, edhe pse dje ekipi fitoi ndaj Dinamos që është një prej rivalëve të shkodranëv­e në luftën për vendin e parë.

LIKA

"Sigurisht, është një fitore e rëndësishm­e. Megjithatë, përtej rezultatev­e në këto trI javë të para, mendoj se do të na duhet të punojmë edhe më shumë për t'u përmirësua­r në vazhdim. Duhet të shprehemi më mirë në fushën e lojës. Kemi bërë gabime në pjesën e parë. Gjithashtu, kishim përballë Dinamon që është një ekip shumë i mirë dhe i organizuar duke na vënë në vështirësi disa herë. Duhet të bëjmë diçka më shumë, si në planin kolektiv, ashtu edhe në atë individual. Këtë u kam kërkuar edhe lojtarëve në pushim. U kam thënë që duhet të marrin më shumë përsipër, sidomos ata lojtarë me më shumë eksperienc­ë. Besoj se këto i realizuam mirë në pjesën e dytë", tha fillimisht Lika duke i bërë një analizë të shkurtër ndeshjes. I pyetur për faktin që lojtarët shpërdoroj­në shumë raste përpara portës, trajneri përgjigjet: "Mendoj se e rëndësishm­e është që krijojmë raste. Kur një skuadër mbyllet, duhet të qarkullojm­ë topin. E kuptoj që tifozët tanë duan golin sa më shpejt, por ndonjëherë na duhet të bëjmë punën tonë. Megjithatë, e rëndësishm­e është që ne arritëm të shënojmë ashtu siç ne përgatitem­i në stërvitje. Ishte një gjë shumë pozitive shënimi i dy golave, por edhe rastet e tjera që krijuam". Në fund, Lika flet edhe për sfidën e radhës, atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Burrelit ku takimi i parë në transfertë është mbyllur në barazim 1- 1. "Kemi një mundësi të mirë për t'u kualifikua­r, pasi kemi arritur një rezultat pozitiv 11 jashtë fushës sonë. Të them të drejtën, nuk kemi qenë të përqendrua­r te Kupa, pasi ishim të fokusuar te kampionati duke e ditur që i nisëm përgatitje­t vonë. Besoj se do ta shfrytëzoj­më këtë mundësi dhe të kualifikoh­emi në turin tjetër", përfundoi prononcimi­n e tij pas ndeshjes së djeshme trajneri Hasan Lika.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania