Panorama Sport (Albania)

Li,erpuli, pro,a arratie përballë Sauthempto­nit

-

Pas debutimit drithërues dhe spektakola­r në Ligën e Kampioneve, duke fituar 3-2 në frymën e fundit, kundër PSG-së Liverpuli do të rikthehet pasditen e sotme në fushë për të ofruar një tjetër provë forcë në kampionat, ku kryeson me pikë të plota së bashku me Çelsin, pas pesë javëve të para. Por duke parë që blutë e Londrës do të luajnë të dielën, skuadra e Jurgen Klopit do të kërkojë që të shtojë edhe më shumë presion te rivalët direktë të momentit, duke i dhënë një leksion edhe Sauthempto­nit në ndeshjen e radhës. Sigurisht që ngjeshja e kalendarit mund të ndikojë disi te të kuqtë, por duke parë edhe euforinë dhe besimin që shfaqën deri në minutën e fundit ndaj PSG-së, Liverpuli beson te suksesi i radhës: "Të shfrytëzoj­më të gjitha rastet që kemi, përpara dueleve direkte, edhe pse Sauthempto­ni është një skuadër dinake, ndaj duhet pasur kujdes", ishte deklarata e trajnerit Jurgen Klop. Ndërkohë, në fushë sot do të zbresë edhe Mançester Junajtid, i cili ka lënë pas krizën e fillimsezo­nit. "Djajtë e kuq" do të presin në shtëpi Uolvesin ose skuadrën që i ngjason më shumë një kolonie portugeze (9 lojtarë luzitanë në grup), e cila do të kërkojë që t'i vërë stërkëmbës­hin skuadrës së trajnerit portugez, Zhoze Murinjo. Dy skuadra që do të duan të ringrihen janë Totenhemi dhe Mançester Siti. Londinezët mes kampionati­t dhe Champions-it kanë pësuar tri humbje radhazi, ndaj sot në transfertë me Brajtonin nevojitet një fitore morali. Ndërsa "qytetarët" e Pep Guardiolës do të duan që të harrojnë sa më shpejt humbjen në Europë, përballë Kardifit në transfertë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania