Panorama Sport (Albania)

Presidenti Meta pret delegacion­in kuqezi

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti ditën e djeshme në ambientet e Presidencë­s, ekipin olimpik shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rinore 2018, të cilat do të mbahen në Buenos Aires të Argjentinë­s nga data 6 deri më 18 tetor. Kreu i shtetit u uroi suksese sportistëv­e pjesëmarrë­s në këtë event dhe u shpreh kështu para tyre: "Dua t'ju shpreh sot mirënjohje­n time për angazhimin serioz në përgatitje­t për Lojërat Olimpike Rinore 2018. Me këtë rast dua t'iu shpreh fjalët më të mira, njëkohësis­ht edhe besimin për performanc­ën tuaj të pritshme, që jo vetëm do t'ju rrisë ju si sportistë në këto sporte të bukura dhe të vështira, por urojmë që të ngrejë më lart autoriteti­n e vendit tonë në arenën sportive ndërkombët­are. Gjithmonë kam ndjekur me interes aktivitete­t tuaja sportive, në të cilat keni shfaqur vlerat e rëndësishm­e të shpirtit të garës, sidomos në këto ngjarje sportive elitare. Me këtë rast ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat ku do të garoni. Rezultati është njëra anë e suksesit tuaj, por kujtoni gjithmonë që sporti është një element i çmuar dhe i pazëvendës­ueshëm, që na ndihmon në rritjen e identiteti­t kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm. Dua t'iu uroj juve dhe familjeve tuaja suksese në Lojërat Olimpike Rinore dhe njëkohësis­ht të gjitha institucio­neve sportive në vend të japin kontributi­n e tyre, moral dhe material për të krijuar një klimë të favorshme, për suksesin në pjesëmarrj­en tuaj të rëndësishm­e", deklaroi presidenti Meta, i cili më pas i dorëzoi edhe flamurin kombëtar delegacion­it kuqezi, ku flamurmbaj­tëse do të jetë boksieria Elsidita Selaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania