Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Barleti, në finale

Barleti përmbysi 3-2 Tiranën në një sfidë me rivalitet dhe emocione të shumta

-

Partizani dhe Barleti arritën të kualifiko hen për në finalen e Kupës së Federatës, pas fitoreve të arritura mbrëmjen e djeshme ndaj Teutës dhe Tiranës. Dy skuadrat finaliste të kampionati­t të shkuar do të kenë mundësinë të testojnë sërish forcat me njëra-tjetrën në finalen që do të zhvillohet nesër në orën 18:00.

Partizani - Teuta 3-0

Dy skuadrat e para që zbritën në parket ishin kampionet në fuqi të Partizanit dhe ekipi bregdetar i Teutës. Sfida nisi e luftuar nga të dyja ekipet ku fillimisht ishin vajzat bregdetare, ato që morën avantazhin gjatë minutave të para të takimit. Por, ekipi kampion i trajnerit Tarja e rrit ritmin e lojës dhe e përmbys avantazhin e lehtë të Teutës, duke e fituar setin e parë me shifrat 25-19. Seti i dytë kontrolloh­et gjatë gjithë kohës nga Partizani që arrin ta fitojë këtë set me rezultatin 25-17. Në setin e tretë, skuadrat rivalizojn­ë më tepër me njëra-tjetrën, por është sërish Partizani që triumfon me shifrat 25-21 dhe e mbyll të gjithë sfidën me rezultatin 3-0, duke u bërë skuadra e parë finaliste në Kupën e Federatës. Barleti - Tirana 3-2 Ndryshe nga ndeshja e parë gjysmëfina­le, takimi i dytë ndërmjet Barletit dhe Tiranës dhuroi shumë emocione, pasi të dyja skuadrat rivalizuan fort me njëra-tjetrën. Në setin e

parë vajzat bardheblu janë më të sakta në lojë dhe ndodhen gjatë gjithë kohës në avantazh, duke e fituar setin 25-22. Në setin e dytë Barleti shpërthen duke realizuar pikë të njëpasnjës­hme dhe fiton thellësish­t me rezultatin 25-11. Seti i tretë është shumë emocionues me Tiranën që kalon në një avantazh të thellë 20-11 dhe duket që fitimi i setit do të jetë një formalitet, por Barleti reagon dhe ndeshja shkon në pikët shtesë. Gjithsesi, vajzat bardheblu tregohen më të qarta në fund dhe e fitojnë setin e tretë 27-25. Seti i katërt është më i mirë për Barletin

që triumfon me shifrat 2518. Rivaliteti i lartë do të vazhdojë edhe në setin final, por është Barleti që tregohet më e saktë dhe arrin të fitojë me rezultatin 15-13, duke triumfuar në të gjithë ndeshjen me shifrat 3-2 dhe duke prerë biletën për në finale.

 ??  ?? FOTO: F.Hazizllari
FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania