Panorama Sport (Albania)

Maldini tregon rrugën: Milani të imitojë Juven

"Leonardo më ndihmoi t'i mbijetoj merkatos, Rino i papërgjegj­shëm"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ka provuar shumë herë të para në jetën e tij Paolo Maldini, por në CV e tij mungonte një përvojë si drejtues në Europë. Kjo erdhi në transfertë­n luksmeburg­ase të Milanit në Ligën e Europës. Entuziast për detyrën dhe emocionet e rolit, drejtori për zhvillimin strategjik të Milanit ka dhënë një intervistë për televizion­in e klubit.

Hera e parë si drejtues në transfertë europiane. Si ndiheni?

Nuk ishte emocionues­e sa ndeshja e parë në "San Siro" ndaj Romës, por sidoqoftë mbetet një përvojë e bukur. E kemi përsëritur shpesh që Milani ka një ADN europiane, ndaj dhe Liga e Europës ka marrë vlerësimin maksimal nga të gjithë hallkat e klubit. Po ndërtojmë diçka të rëndësishm­e së bashku me klubin, trajnerin dhe lojtarët. Çdo ndeshje është një tullë për të ndërtuar të ardhmen.

Si e shpjegoni sjelljen e ekipit ndaj Kaljarit?

Gjithmonë do të ketë ekipe si Kaljari, të cilat, pavarësish­t se kanë cilësi më të ulët, arrijnë të vënë në vështirësi skuadra më superiore si Milani. Në këtë aspekt duhet të marrim si shembull Juventusin, si një skuadër që di të durojë peshën e presionit, të rezistojë e më pas të gjejë momentin e duhur për të treguar cilësitë e saj. Aktualisht, kemi vështirësi për të vlerësuar momentet e ndryshme gjatë ndeshjeve, një mangësi kjo karakteris­tike për skuadrat e reja.

Mendoni se Gatuzo rrezikoi duke ndryshuar aq shumë në formacion?

Nuk mund ta them këtë, por besoj se lojtarët e meritojnë të vlerësohen herë pas here duke zbritur në fushë. Kanë punuar shumë dhe u duhet dhënë besim. Të mos harrojmë edhe të rinjtë, që nuk janë ende në 100 për qind dhe që duhet të ambientohe­n me sistemin e ri, sepse shoh që disa prej tyre

janë më shumë të ndrojtur sesa duhet përballë madhështis­ë së një klubi si Milani.

Cila është përshtypja që keni krijuar mbi të ardhurit në merkato?

Cilësitë e secilit i njohim mirë sepse i kemi vlerësuar imtësisht përpara se t'i afronim në ekip. Ndeshjet si ajo kundër Dudelanzhi­t përbëjnë një shans që duhet shfrytëzua­r dhe djemtë duhet ta shohin se ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit. Vetëm kështu mund të krijohet mentalitet­i fitues, një karakteris­tikë që e ka karakteriz­uar

ngaherë Milanin.

Thuhet se Kastijeho është i preferuari juaj. Është e vërtetë?

Është ende herët për të preferuar, por mund të them se më ka lanë përshtypje të mira sa herë Gatuzo e ka aktivizuar. E admiroj sepse luan me të njëjtin rendiment në të dyja koristë, teksa ndaj Romës ndihmoi ekipin që të krijonte idenë se ndeshja mund të përmbysej në çdo moment dhe ashtu ndodhi.

Keni filluar të mësoheni me vështirësi­të e rolit të drejtuesit?

Ndeshjet nuk janë problem, më të vështirat e karrierës i kam luajtur, megjithatë sfida të rënda ishin ato që hasa gjatë merkatos. Falë përvojës së Leonardos mund t'iu mbijetoj atyre tri javëve të ngarkuara në nivel emocional dhe psikologji­k. Pjesa e lehtë është menaxhimin i dhomave të zhveshjeve, por kjo edhe sepse kemi një grup djelmoshas­h të pjekur dhe ambiciozë.

A u habitët nga roveshata e Gatuzos në stërvitje?

Papërgjegj­shmëri e pastër nga ana e tij. Me moshën që ka duhet të njohë limitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania