Panorama Sport (Albania)

Aguero, kontratë “10-vjeçare” me Sitin

as krisjes, e bekon edhe uardiola: Lojtar besnik

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Me 204 gola në 300 prezenca, Serx ho Aguero është absolutish­t golashënue­si më i mirë i historisë së Mançester Sitit, por sulmuesi argjentina­s, i cili këtë verë dukej sikur kishte krisur çdo marrëdhëni­e me trajnerin Pep Guardiola, duke pasur edhe bisedime për një rikthim në Spanjë, tek Atletiko e Madridit, apo edhe te Reali i Madridit ose Barcelona, tashmë ka vendosur që të bëhet një lojtar jubilar i kësaj skuadre, falë rinovimit të kontratës që firmosi ditën e djeshme. 30-vjeçari, i cili e ka nisur këtë sezon me tri realizime në pesë ndeshje ka nënshkruar akordin e ri, i cili do ta mbajë të lidhur edhe për tri sezone të tjera te "qytetarët", duke e dërguar në 10 sezone prezencën e tij mes bardhekalt­ërve. Në marrëveshj­en e re përfshihet edhe një rritje page, e cila tashmë do të kalojë në 220 mijë paund në javë, ose diçka më shumë se 10.5 milionë sterlina në sezon. Futbollist­i që u pagua 45 milionë euro në vitin 2011, kur vendosi që të lërë Atletikon për Premier Ligën dhe Mançester Sitin, ka qenë lideri i padiskutue­shëm i kësaj skuadre, duke garantuar për

shtatë sezone me radhë mbi 20 gola, por tani e në vazhdim premton që të bëjë edhe më mirë pas entuziazmi­t të marrëveshj­es së re. "Jam i lumtur për zgjatjen e kontratës, - tha Aguero. - ishte në planet e mia që kur firmosa kontratën e parë që të qëndroja për të paktën 10

sezone në këtë skuadër dhe me akordin e ri do ta bëjë të mundur dëshirën time. Në 7 sezone te Siti jam ndierë gjithmonë i vlerësuar, por pas kësaj kontrate të re premtoj se do të bëj edhe më shumë sesa në të kaluarën". I lumtur për zgjatjen e kontratës ka qenë edhe

trajneri Pep Guardiola: "Në kohët e sotme është e vështirë që të gjesh lojtarë kaq besnikë sa Aguero dhe për zgjatjen e kontratës nuk e kam bindur unë. Tani pres që ta festojmë këtë marrëveshj­e të re me gol të Agueros dhe fitoren tonë kundër Kardifit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania