Panorama Sport (Albania)

Lopetegui: Reali meriton notën 10

Sot Real-Espanjol, Hulen: Nuk jetoj me opinionet e të tjerëve, 100 ditë ikën shpejt

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Hulen Lopetegui i vlerëson me notën 10, 100 ditët e tij te Reali i Madridit, por thotë se nota përfundimt­are është më e rëndësishm­e. Tekniku i madrilenëv­e flet për kartonin e Ronaldos dhe kërkon që vëmendja e ekipit të përqendroh­et tek Espanjoli.

Kalendari- "Është normale që kalendari të jetë i tillë. Për një skuadër që luan në Champions nuk ka rrugë tjetër. Duhet ta përballojm­ë me qetësi dhe me vendosmëri për të marrë pikët maksimale".

I kuqi Ronaldos- "Nuk e kam parë në momentin që ndodhi, por pashë disa foto më vonë. E gjithë bota më tha se nuk ishte karton i kuq. Gabimet ndodhin ndonjëherë dhe VARi do të na ndihmonte. Nuk më takon të flas më shumë për këtë çështje. Nuk e di nëse do t'i jepnin të kuq nëse do të luante me fanellën e Realit".

100 ditë- "Ikën shumë shpejt dhe pa u kuptuar. Notat për sezonin vendosen në fund si në universite­t apo në shkollë. Për momentin skuadrës i vë një 10të për mënyrën sesi ka punuar dhe vendosmëri­në që ka pasur gjatë ndeshjeve. Pjesa tjetër vlerësohet në fund".

Espanjoli- "Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ata janë përmirësua­r shumë dhe janë kompletuar gjatë kësaj kohe. Për më tepër kanë pasur në dispozicio­n gjithë javën për të punuar".

Roma- "Unë nuk jetoj me opinionet e njerëzve nëse ishte ndeshje e mirë apo e keqe. Por i bëj vetë analizat. Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë, por gjithmonë ka gjëra për t'u korrigjuar. Ajo tani është ndeshje e së kaluarës dhe të mendojmë për tjetrën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania