Panorama Sport (Albania)

Modriç-Kasemiro-Kros, a është mesfusha më e mirë e historisë?

-

Modriç, Kros dhe Kasemiro u kthyen sërish të jepnin një recital kundër Romës. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse prej kohësh janë baza e lojës madrilene. Janë shembulli i futbollit të bukur dhe fitues në një skuadër të madhe. Sepse Modriç, Kros dhe Kasemiro jo vetëm ndërtojnë lojë të bukur, por kanë fituar aq shumë sa mund të meritojnë të quhen një nga mesfushat më të mira të historisë së Realit të Madridit. BBC ka qenë treshja protagonis­te e viteve të fundit, por treshja e mesfushës ka qenë një nga më të paprekshme­t. Nëse në repartin e avancuar vihej në diskutim prezenca e Bejlit apo Benzemasë, askush nuk dyshonte për Krosin, Modriçin dhe Kasemiron. Është treshja e luksit e Madridit historik. Të tre u bënë bashkë në 4 tetorin e vitit 2015 kur në stol ishte Rafa Benitez.

Isko, një plus- Nëse tre të mëparshmit kanë qenë të paprekshmi­t e Zidanit, Isko u ka dhënë gjithmonë një plus duke e shndërruar mesfushën në një repart fantastik. Ata "lindën" në vitin 2015, por gjithçka u ndërtua në të shkuarën. Që në vitin 2012, Murinjo kërkoi patjetër Luka Modriçin. Pastaj zbarkoi një "anonim" si Kasemiro dhe në fund treshja u plotësua me Toni Krosin. Për më tepër, një mesfushë e tillë vlejti vetëm 80 milionë euro. Por ajo ishte vendimtare në 3 fitoret radhazi të Ligës së Kampionëve. Këtë verë rrezikoi që të shpërbëhej ashtu si BBC- ja e sulmit, por për fatin e Realit, Perez e bllokoi shitjen e Modriçit drejt Interit. Dhe kroati tregoi ndaj Romës se është një lojtar vendimtar për madrilenët. Por le t'i marrim me radhë mesfushat që kanë bërë epokë në Madrid për të kuptuar se ku pozicionoh­et kjo e ditëve të sotme.

Mesfusha e Valdanos- Horge Valdano duhet të ndërtonte patjetër një ekip të fortë për të përballuar Barcelonën e Krujfit. Dhe mesfusha e tij përbëhej nga lojtarë si Luis Enrike, Redondo, Laudrup dhe Amaviska. Në këtë mënyrë, ajo u shndërrua në një pikë të fortë të skuadrës dhe ndihmoi madrilenët që të bënin histori dhe të fitonin kampionati­n. Të vendosur në formë rombi filluan të kuptoheshi­n mirë me njëri- tjetrin.

Me Zidanin në fushë- Por yjet nuk kanë munguar kurrë në kampin madrilen dhe ata të ditëve moderne kanë bërë gjithashtu histori. Ajo me Zidanin në fushë ishte një tjetër mesfushë ëndrrash, me të cilën Reali arriti të fitonte Champions- in në vitin 2002. Përbëhej nga Figo, Makelele, Zidan dhe Solari. Figo ishte i paprekshëm nga e djathta, Solari nga e majta dhe Makelele me Zidanin përpara mbrojtjes.

"Galaktikët"- Dhe nga ajo mesfushë e fortë, kalojmë te "galaktikët". Në kampin e Realit u afruan yje të tjerë që forcuan ndjeshëm këtë repart dhe Guti me Bekhamin përpara mbrojtjes bënë që Zinedin Zidan të luante në krahun e majtë. Megjithatë, pavarësish­t emrave kjo skuadër nuk bëri histori të madhe për shkak se në stol Karlos Keiroz nuk kishte lojtarë për të mbajtur të njëjtën cilësi me titullarët. Sondazhi- Në sondazhin e bërë nga gazeta "Marca" se cila është mesfusha më e mirë nga ato të mësipërmet, tifozët kanë zgjedhur me 75% këtë të ditëve të sotme me Kros- Modriç dhe Kasemiro. Të tjerat kanë marrë shumë pak vota për të rivalizuar yjet që stërviti Zidan dhe po stërvit Lopetegui.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania