Panorama Sport (Albania)

Ikardi rigjen Sampin, Spaleti: Të mos ndalemi

"Në Europë erdhi kthesa, por Sampi është kockë e fortë. Ikardi, kampion i vërtetë"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nga njëri krah shtatë minutat e përm bysjes, në tjetrin katër pikët e grumbullua­ra në Serinë A: fundi i një ndeshjeje që mund të ketë ndryshuar garën për Champions dhe starti në kampionat që nuk lejon më hapa falsë. Transferta në Gjenovë duhet të konfirmojë që me Totenhemin është shënuar kthesa: "Dalim nga ndeshja e së martës të përforcuar dhe të bindur që forcën e kemi: çështja është të mësojmë ta përdorim gjithmonë. Vazhdimësi­a, megjithatë, do vlente më shumë se tri pikët". Përmirësim­i kryesor u pa në personalit­et: "Mund binim në një kurth psikologji­k, duke mos u zhvilluar në rendiment. Por skuadra nuk u shpërbë për asnjë moment, ushtruam presing edhe kur ishin në disavantaz­h, duke detyruar Totenhemin të bënte lojë të pisët: kështu rikuperuam disa herë topin".

FYTYRA TË QETA - Thelbësore është të punohet, në mënyrë që triumfi madhështor të mos mbetet një episod. Dhe gjithçka kalon përmes punës: "Nëse mendoj si jemi stërvitur, gjej gjithmonë një ballafaqim të profesiona­litetit dhe qetësisë. Këtu përgatitem­i me seriozitet, sepse vetëm kështu fitohen ndeshjet, nuk ecet përpara me rastësi. Shoh, megjithatë, që fytyrat janë më të qeta krahasuar me të kaluarën".

IKARDI - Në nivel loje, përmirësim­i kalon nga përfshirja më e madhe e Ikardit: "Është e qartë që ai duhet të lëvizë në njëfarë forme për të kërkuar topin, por skuadra duhet të konsideroj­ë cilësitë e tij e ta vendosë në kushte për t'i shprehur. Mendoj se për t'u konsiderua­r një kampion mjafton të shfaqësh për pak sekonda talentin, për të zhvilluar një ndeshje të tërë prej kampioni nevojitet personalit­eti: 95 minuta i bashkuar me skuadrën dhe gjithmonë pranë topit". Zëvendësim­i i Perisiç nuk simbolizoi "ngeljen në klasë" të kroatit: "Ivani nuk u paraqit keq: në aspektin e shpejtësis­ë së pastër dhe pozicionim­it qëndron, flas statistiki­sht, një shpatull mbi të tjerët. A ka nevojë të pushojë? Kjo duhet vlerësuar". Më pas Spaleti konfirmoi që Shkrinjar "bëri një punë të mirë si mbrojtës i djathtë" dhe ndoshta e përdor sërish në atë pozicion, ndërsa Zhoao Mario "mund të jetë i domosdoshë­m nëse gjen ekuilibër".

SAMPDORIA E SABATINI - Lidhur me rivalin e sotëm: "Xhiampaolo më pëlqen, i është dashur më tepër kohë për t'u shfaqur në këtë nivel: ka një vizion të jashtëzako­nshëm, gjithmonë me ide të reja. Shpresoj që nesër (sot) të gjej në fushë edhe Valter Sabatinin, edhe pse më thonë që duhet ende të kompletojë kurat përpara se të rikthehet në stadium".

ADANI DHE TOTI - Spaleti ka gjetur kohë edhe për të komentuar "çështjen e javës", atë të lidhur me telekronik­ën e "Sky Sport": "Festimi i Adanit dhe Trevizanit ishte mungesë respekti vetëm për gazetarët italianë që mbështesni­n Totenhemin. Ata përcollën me përpikëri atë që ndodhte në fushë, ashtu si kanë bërë më parë me skuadrat e tjera. Komenti ishte spektakola­r: 'tërhoqi' në stadium edhe ata që ndodheshin në shtëpi. I duhen bërë kompliment­e, duke dhënë maksimumin në disa momente të punës del në pah më e mira". Për intervistë­n dhe librin e Totit, ndërkaq, do flitet në një moment tjetër: "Do lexoj librin kur të dalë i plotë, më pas mund ta diskutojmë shkurtimis­ht, por për momentin nuk i përgjigjem askujt, edhe pse kemi një ndeshje përpara".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania