Panorama Sport (Albania)

Perez thumbon: Vetëm Juvja ofroi 100 mln për CR7

Trajneri Alegri bën rrotacion total përpara Frozinones

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më shumë se një orë lojë e luajtur me një lojtar më pak në Valencia, me shumë intensitet dhe një kalendar i ngjeshur, i shoqëruar me dëmtime si të Kostës dhe Khedirës, por edhe me pezullime mes Serisë A dhe Champions-it, si Kosta dhe Ronaldo. Për këtë arsye, në pritje të ndeshjes me Frozinonen, trajnerit Masimilian­o Alegri do i duhet të studiojë një plan, falë të cilit të dijë të menaxhojë forcat dhe mungesat mes dy kompeticio­neve. Ndaj duke nisur nga sfida e nesërme me Frozinonen do të ketë një rrotacion shumë të gjerë, i cili pritet që të prekë edhe portën, por kurrsesi Kristiano Ronaldon. Portugezi duhet të shfryjë të gjithë nervozizmi­n e përfituar në Valencia, pas kartonit të kuq, por në të njëjtën kohë duhet të tregojë se ka gjetur edhe vazhdimësi­në e golit. Së bashku me portugezin, do të jenë të paktë titullarët që ishin në Valencia që do të luajnë me Frozinonen, si për shembull Kielini, Pjaniç e Manxukiç. Ata që do të pushojnë do të jenë me shumë mundësi portieri Shezni, mbrojtësit Bonuçi, Sandro e Kanselo; mesfushori Matuidi si dhe Bernardesk­i, të cilët pritet që të zëvendësoh­en respektivi­sht nga Perin, De Shiljo, Benatia (ose Rugani), Kuadrado (do të luajë mbrojtës i djathtë), Bentankur dhe Dibala. Me pak fjalë, Alegri do të ndryshojë 80 për qind të skuadrës që fitoi në debutimin europian, në transfertë­n kundër Frozinones. PEREZ THUMBON CR7 Ndërkohë, nga Spanja vjen një prapaskenë bombastike, me Florentino Perezin, presidenti­n e Realit të Madridit, i cili në pritje të mbledhjes zyrtare me aksionarët e klubit, ka bërë takim paraprak me ta ku ka justifikua­r, por njëkohësis­ht thumbuar portugezin e Juventusit: "Klauzolat që ne vendosim janë të diskutuesh­me. Largimi më i bujshëm dhe i diskutuesh­ëm ishte ai i Ronaldos, por vetëm sepse Kristiano kërkoi me ngulm që të largohej nga ne për motive personale dhe kështu gjetëm një akord. Dhe mendoj se kemi bërë një biznes mjaft pozitiv, sepse për Ronaldon askush nuk ofronte më shumë sesa 100 milionët e Juventusit. Ronaldon nuk na mbetet vetëm që ta falënderoj­më për atë çfarë ka bërë me këtë fanellë. Ishte më i miri për ne, por vetëm pas Di Stefanos", është shprehur Florentino Perez, sjellë në skenë nga "Ok Diario".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania