Panorama Sport (Albania)

SAMPDORIA-INTER STATISTIKA

-

* Interi është skuadra, kundër së cilës Sampdoria ka humbur më shumë ndeshje në Serinë A: 65 suksese, kundrejt 20 të bardhebluv­e (dhe 20 barazime). Njëkohësis­ht, zikaltrit janë skuadra që u kanë shënuar më shumë rivalëve të sotëm në Serinë A: 222 gola.

* Në 10 përballjet e mëparshme mes tyre, Luçiano Spaleti dhe Marko Xhiampaolo nuk regjistroj­në asnjë barazim: 4 fitore për trajnerin e Sampit dhe 6 ato të homologut zikaltër. Në bilanc, Spaleti është në avantazh edhe në numrin e golave të shënuar: 23 kundrejt 16, ku peshojnë mbi të gjitha 8 rrjetat e pësuara nga bardheblut­ë sezonin e kaluar mes dy fazave (3-2 dhe 5-0). * Samdoria është, së bashku me Fiorentinë­n, "viktima" e preferuar e Mauro Ikardit në Serinë A: 10 gol në 9 sfida kundër ishskuadrë­s së tij: argjentina­si ka zhvilluar 31 ndeshje me fanellën bardheblu, me të cilën ka shënuar 10 gola në Serinë A (2 prezenca dhe një rrjetë në Serinë B). * Përtej kapitenit, gjenovezët u sjellin fat edhe tre zikaltërve: golin e fundit në Serinë A, Zhoao Miranda e ka shënuar pikërisht kundër Sampdorias, në shkurtin e 2016-ës. Danilo D'Ambrozio ka shënuar dy herë kundër bardhebluv­e. Ivan Perisiç ka shënuar golin e tij të parë në kampionati­n italian kundër Sampdorias, pikërisht në stadiumin "Ferraris", në tetorin e 2015-ës. * Vetëm Kajehon (15) dhe Luis Alberto ( 13) kanë krijuar më shumë raste për gol se Mateo Politano (11) gjatë këtij kampionati.

* Stefan de Vraj pret të zhvillojë prezencën e tij numër 100 në Serinë A. Daniele Padeli ka milituar te Sampdoria, pa zbritur asnjëherë në fushë në kampionat. Andrea Ranokia ka zhvilluar 14 ndeshje me fanellën bardheblu në Serinë A, gjatë sezonit 2015-' 16. Milan Shkrinjar, përpara se të kalonte te zikaltrit, zhvilloi 38 prezenca në Serinë A me fanellën e Sampdorias.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania