Panorama Sport (Albania)

Tirana e Partizani, bashkë për policinë në derbi

Bardheblut­ë e nisin me rregullin e ri, FSHF mund të jetë palë

-

Sezoni i ri futbollist­ik në Shqipëri ka nisur me një rregull të ri, ku mbarëvajtj­a e ndeshjeve në perimetrin e brendshëm të stadiumeve iu ka kaluar stjuartëve, ndërsa uniformat blu qëndrojnë në gatishmëri jashtë impianteve. Por ku vjen radha e derbit, sensibiliz­imi dhe puna organizati­ve duhet të jetë disa herë më e madhe, ndaj Tirana pritet që të zhvillojë një raund bisedimesh me klubin kundërshta­r dhe Policinë. Gjasat që në bisedimet mes tri palëve të mësipërme të ketë edhe përfaqësue­s të FSHFsë, por kjo mbetet për të parë. Mësohet se bardheblut­ë do të kërkojnë edhe mirëkuptim­in e klubit të kuq, por edhe të policisë, që derbi të zhvillohet me praninë e uniformave blu në ambientet e brendshme të stadiumit, në mënyrë që rendi dhe siguria të jetë në shkallën maksimale dhe ndeshja të ketë një mbarëvajtj­e korrekte. Pra, pritet që dy klubet të bëhen bashkë, në mënyrë që ky derbi i organizuar për herë të parë me rregullin e stjuartëve ta kalojë me sukses testimin. Shpresohet te mirëkuptim­i mes palëve, në të kundërt, Tirana si klub organizato­r duhet të bëjë sforco maksimale me shoqëri private të sigurimit që të sigurojë efektivët e mjaftueshë­m për të përballuar takimin. Mbetet për të parë se si do të zgjidhet ndarja e sektorëve, ku në disa raste afërsia e tribunave ka qenë shkaktare për incidente mes palëve. Në këtë rast bëhet fjalë për tifozët e tribunave qendrore, A dhe B, të cilët janë shumë afër me sektorët H e C, ku zakonisht qëndrojë ultrasit. Takimi i së premtes, që do të luhet në “Selman Stërmasi”, ora 19:45, shikohet si një etalon për atë që pritet të ndodhë në vijimësi për organizimi­n e ndeshjeve në Kategorinë Superiore, por edhe në nivelet e mëposhtme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania