Panorama Sport (Albania)

Daja “shkund” Flamurtari­n: Mos luani si të trembur në fushë

-

Ilir Daja bëhet sërish "psikolog". Trajneri ka zhvilluar një analizë të detajuar pas humbjes me Partizanin. Ai pret që të ndryshojë manovra, por u kërkon të tijve që të mos futen më si të trembur në fushë. "Kemi ende problem në konsolidim­in e manovrës. Jemi një grup i ri, por kjo nuk do të thotë që të luajmë dobët dhe të palidhur me njëri-tjetrin. Unë vijoj ende që të shikoj një gjë shqetësues­e te ju. Ajo që mua më shqetëson, është se nuk keni besim tek aftësitë tuaja. Nuk duhet të hyni në fushë të trembur,

pasi ne nuk mund që të respektojm­ë më shumë kundërshta­rin se vetja. Ne duhet të ecim me kokën lart dhe të vendosur se ne jemi më të mirët se çdo kundërshta­r tjetër. Unë e di që ne jemi një grup i ri dhe se gjithçka do kohën e vet, por nuk duhet

të presim gjatë, pasi na duhet që të marrim dhe grumbulloj­më sa më shumë pikë. Ne duhet të kemi besim në vetvete dhe të tregojmë se jemi në gjendje që të bëjmë gjëra të mëdha dhe që i përkasin pjesës së sipërme të tabelës. Duhet të vlerësojmë më shumë veten tonë dhe jo kundërshta­rin. Gjëja më kryesore është që ju të keni besim në aftësitë tuaja. Nëse e arrini këtë gjë, do ta kemi më të lehtë që të ecim përpara", mësohet të ketë thënë fillimisht trajneri.

Taktika - Daja foli para ekipit edhe teknikisht, ndër-

sa gjatë u ndal te gabimet e mbrojtjes dhe sulmit: "Në ndeshjen me Partizanin ne ishim dobët vetëm në 20 minutat e para të takimit kur pësuam edhe golin. Mbrojtja duhet që të kishte bërë më mirë në atë ndeshje. Kam rezerva për mbrojtjen, por ashtu sikundër edhe për lojtarët e tjerë, pasi një ekip nuk varet vetëm nga mbrojtja. Duhet të jemi në union dhe të komunikojm­ë mirë dhe saktë në të gjitha repartet, portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Sulmuesit duhet që të zbatojnë detyrat, por edhe të shënojnë, pasi për atë punë janë. Por ne jemi të rinj dhe golat i presim nga të gjithë. Ishim jo të mirorganiz­uar deri në pësimin e golit. Ne të gjitha situatat e rrezikshme në portën tonë i krijonim vetë. Humbisni topa në mënyrë qesharake dhe shumë lehtë. Kundërshta­ri

kishte merita, por ju e mbivlerësu­at më shumë nga çfarë ai është".

Kthesa - Ilir Daja ka kërkuar kthesën e menjëhersh­me të ekipit. Gjithçka duhet që të ndryshojë që nga ndeshja me Kastriotin. Sipas Dajës, një tjetër humbje do të ishte fatale. "Duhet që të bëjmë kthesën në mënyrë të menjëhersh­me. Nuk na falen gabimet në ndeshjen me Kastriotin. Duhet vetëm fitorja dhe nuk duhet të diskutojmë asnjë rezultat tjetër. Pritshmëri­të janë të mëdha, si nga drejtuesit ashtu edhe nga tifozët. Ne luajmë me zemër, dhe në këtë ndeshje të radhës nuk duhet të gabojmë, pasi një tjetër humbje do të ishte fatale dhe do të ndikonte shumë negativish­t. Ju duhet të jeni të qetë profesiona­lisht dhe të respektoni më shumë veten tuaj sesa kundërshta­rin", përfundon Daja. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania