Panorama Sport (Albania)

Xhunior: a pse estova si ona!do

" shte gjedhja më e mirë ë u largova nga Kukësi, do të shpërthej në kampionati­n sh iptar"

- BUJAR BALLIU

Kastriotit i ikën nga duart dy pikë në minutën e fundit në ndeshjen e së dielës ndaj Zaçit, kjo pasi kurbinasit arritën të barazonin në limitet e kohës së rregullt. Golin e Kastriotit e shënoi mesfushori brazilian, Ro[her Xhunior, i cili mbërriti në Shqipëri si një afrim i bujshëm te Kukësi. \ëhet fjalë për në fillimet e merkatos së verës, kur trajner ishte Peter Pakult, që personalis­ht kishte kërkuar që pjesë të skuadrës së tij të kishte edhe braziliani­n Xhunior. Mirëpo, duke qenë se braziliani ishte një afrim i ri, i papërshtat­ur ende mirë me skuadrën, nuk u grumbullua në listën për ndeshjet europiane të Kukësit. Z ëvizjet në pankinën e

skuadrës së verilindor­ëve e lanë Xhunior jashtë planeve, e më pas për të u interesua Kastrioti. Palët ranë dakord dhe braziliani u transferua në Krujë në formë huazimi. Të dielën Xhunior luante takimin e tretë me fanellën e Kastriotit, ku dhe ia arriti të shënonte. Në lidhje me transferim­in Braziliani i Kastriotit duke festuar si Ronaldo pas golit

e tij në Shqipëri, lëvizjen nga Kukësi te Kastrioti, festën e golit si Ronaldo dhe ambientin që gjeti në Krujë, braziliani i rrëfen të gjitha në prononcimi­n e tij ekskluziv për "Panorama Sport".

RR01IMI - "Në Shqipëri kam ardhur nga ' Fusion Group Agency' dhe më vjen mirë që kam zgjedhur një vend të mrekullues­hëm si Shqipëria për të vazhduar karrierën. Si te Kukësi, ashtu edhe këtu te Kastrioti, kam gjetur një ambient me të vërtetë shumë miqësor. Nëse në Kukës pati ndryshime, kalimi im te Kastrioti besoj se ishte

një vendim i drejtë që unë kam marrë. Këtu jam ambientuar shpejt dhe po ndihem si në shtëpinë time. Mbase përshtatja me skuadrën nuk ka qenë e shpejtë dhe kjo është vënë re në ndeshjet e mëparshme, por besoj që në atë të fundit ndaj Zaçit, deri diku dhe jo vetëm unë, por e gjithë skuadra, erdhi më ndryshe në lojë. Goli] ^am i lumtur që shënova, por jo dhe aq i gëzuar me barazimin. Do të doja që ai gol të kishte vlerën e tri pikëve. Ky gol ishte fryt i punës së palodhur të të gjithëve neve që ishim në fushë, i trajnerit Plori që na ka përgatitur gjatë gjithë javës. Dhe si dedikim shkon për të gjithë skuadrën dhe tifozët e pranishëm. Uroj që ky gol të jetë një pikë kthese për ekipin, për të vazhduar me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e radhës. Festimi si Ronaldo] _shte diçka e momentit. Ronaldo është një djalë që i pëlqen të duket, punon dhe kujdeset për veten e tij çdo ditë. Kjo e identifiko­n atë. Festimi i tij është një nga më pëlqyerit edhe për mua", deklaroi ` w - vjeçari, emri i plotë i të cilit është Ro[her Xhunior Rodrigez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania