Panorama Sport (Albania)

Starti i duhur, Lushnja e lumtur me pikët

-

Lushnjarët kanë arritur të grumbulloj­në 5 pikë në tri ndeshjet e para të kampionati­t. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka zhvilluar dy transferta pozitive, në Berat dhe në Rrogozhinë duke u shkëputur pikë skuadrave rivale, si dhe ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Orikumit. Një nisje mbresëlënë­se duke pasur parasysh edhe kalendarin e vështirë. Për gazetën "Panorama Sport", futbollist­i 29-vjeçar i lushnjarëv­e, ArbërAllka­njari, shprehet: "Skuadra është munduar të marrë maksimumin në çdo ndeshje dhe mendoj se për këto 270 minuta Lushnja ka lënë gjurmë pozitive. Në skuadër punohet me seriozitet, me korrektësi duke vlerësuar çdo ditë në mënyrën më të mirë nga ana jonë. Mendoj se të gjithë futbollist­ët lushnjarë që u rikthyen në Lushnjë kanë treguar se e meritojnë skuadrën e qytetit të tyre. Duke përfshirë edhe veten nuk e kemi merituar të degdiseshi­m jashtë Lushnjës. Deri tani na ka ecur përgjithës­isht mirë dhe me një fitore të mundshme ditën e shtunë me Turbinë mund të kapim edhe kreun", është shprehur Allkanjari.

Futbollist­i 29-vjeçar nuk është në pozicionin e tij natyral, por tha se ndihet mirë në rolin e tij të ri. "Në të tria ndeshjet unë kam luajtur mesfushor i djathtë. Jam munduar të përshtatem dhe të bëj më të mirën. Skuadra ka nevojë dhe duhet të përgjigjes­h. Gjithsesi, jam ndier mirë edhe në këtë rol dhe kjo është më kryesorja", është shprehur Allkanjari. Lushnjarët do të luajnë nesër pasdite në stadiumin "Roza Haxhiu" ndeshjen ne kthimit me Shënkollin. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka marrë pjesën më të madhe të kualifikim­it në Lezhë, ku ka fituar 2-1. "Ne jemi treguar korrektë me veten duke e fituar ndeshjen e parë. Kam qenë kapiten i skuadrës dhe me vjen mirë që fituam. Tani kualifikim­i do të mbyllet në Lushnjë", deklaroi Allkanjari. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania