Panorama Sport (Albania)

"Zonja" nuk krosoi sa duhet, Alegri mjeshtër i korrigjimi­t

-

Nëse Juventusi arriti ta shembte murin e Valencias falë sulmeve të njëpasnjës­hme të Zhoao Kanselos dhe Aleks Sandros, në pjesën e parë kundër Frozinones nuk e bëri dot. Sigurisht që njëfarë lodhje pas ndeshjes së Champions- it ekziston, por në fakt bardhezinj­ve u mungoi sulmi nga krahët, ku Huan Kuadrado dhe Aleks Sandro nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Më pak dalje përpara dhe më pak saktësi. Gjithçka shkonte në favor të zotëve të shtëpisë, të cilët qëndronin në zonën e tyre me dy linja dhe largonin çdo top që shkonte në zonë. Një "autobus" si ai i Murinjos. Një shifër? Skuadra e Masimilian­o Alegrit në pjesën e parë e krosoi topin vetëm 9 herë. Kurrë nuk ka qenë një shifër kaq e ulët në 45 minutat e para në javët e luajtura deri tani të kampionati­t. Juventusi deri përpara ndeshjes me Frozinonen kishte një mesatare krosimesh 13,3 në pjesën e parë. Jo rastësisht, Alegri në pjesën e dytë zëvendësoi Bentankuri­n me Bernardesk­in. Një mesfushor për një tjetër, i cili ka karakteris­tika të ndryshme dhe luan më nga krahët. Dhe pastaj në minutën e 69- të Kanselo në vend të Kuadrados. Dhe përmirësim­i ishte i dukshëm. Në pjesën e dytë, bardhezinj­të hodhën 19 krosime në zonë dhe në fund arritën të zhbllokoni­n ndeshjen, duke e fituar 0- 2. Dhe interesant është fakti që të dy lojtarët e futur në pjesën e dytë nga Alegri dhanë kontribut në dy golat e shënuar.

ALARMI- Më pak krosime në sulm dhe më shumë të pësuar ishin një fakt, të cilin Alegri e theksoi në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes. "Mbrojtësit duhet të mësojnë të mbyllen më mirë dhe të mos driblohen lehtësisht. Kur rivalët hedhin më shumë topa në zonë, atëherë ekziston mundësia më e madhe që mbrojtësit në qendër të humbasin vëmendjen dhe të pësojmë gol", tha Alegri të shtunën. Dhe Frozinone në pjesën e parë e krosoi topin 9 herë, po aq sa Juventusi.

MJESHTËR- Për Masimilian­o Alegrin flasin trofetë e fituar dhe askush në Serinë A nuk është si ai. Mirëpo, trajneri kampion i Italisë ka një tjetër cilësi të jashtëzako­nshme. Sipas "Gazzetta Dello Sport" ai është një nga trajnerët më të mirë për të korrigjuar gabimet që bën në formacion dhe për të ndryshuar rrjedhën e lojës në skuadrën e tij. Bentankur dhe Emre Xhan ishin shumë të ngathët dhe luanin thuajse në të njëjtën zonë të fushës. Trajneri e kuptoi dhe e zëvendësoi një mesfushor qendror me një tjetër që luan nga krahët dhe pëlqen të sulmojë më shumë si Bernardesk­i. Por, Alegri i dha mundësinë Dibalës që të ishte i lirë në lojën e tij dhe të bënte çfarë të donte në fushë. Por, shpërthime­t e Bernardesk­it dhe Ronaldos e zbehën lojën e argjentina­sit, për të cilin Alegri tha fjalët më të mira pas ndeshjes. Por, kjo nuk është hera e parë kur trajneri i Juventusit korrigjon ndeshjet në pjesën e dytë dhe kupton që formacioni titullar nuk është më i miri. Ndoshta edhe ai vetë e di këtë gjë, por në këtë kalendar të ngjeshur duhet të aktivizojë edhe lojtarë të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania