Panorama Sport (Albania)

Ronaldo gjen partnerin ideal, Alegri: Nuk falim

Tani frymëzon edhe Ronaldon, kështu lindi “Ronaldeski”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mbërriti te Juventusi me një “look” prej modeli, me flokët e prera në një mënyrë moderne, të kthyera në anë dhe plot xhelatinë, e cila nuk mungonte as në stërvitje, por këtë verë, papritur, Federiko Bernardesk­i vendosi t’i presë shkurt ato, duke ofruar një pamje prej marinsi. Dhe faktet tregojnë se sivjet është shndërruar realisht në një ushtar në shërbim të “Zonjës”, “kavalieri” i parë nën urdhrat e “mbretit” Kristiano. Fundja, te Juventusi lojtarët i pëlqejnë kështu: të bindur, të rafinuar dhe gati për të vrapuar edhe më shumë se të tjerët. Një shpërthimi­n që ka pasur sivjet “FB 33”, i cili kuptohet qartësisht me sy në statusin e tij bardhezi, është ky soliditet psikologji­k që ai ka gjetur. Papritur, Bernardesk­i ka ditur që të justifikoj­ë me daljet e fundit ato 40 milionë eurot që tashmë duken se janë shumë pak për një si ai. Edhe pse vjet çeku që drejtori Marota i firmosi Fiorentinë­s për kartonin e tij, u quajt një ekzagjerim nga ana e mjaft skeptikëve, mjaftoi vetëm një vit që Bernardesk­i, mbi të cilin stafi i Alegrit punoi mbi muskujt, taktikën dhe mentalitet­in, të tregojë se tashmë vlen të paktën dyfish. Dhe ai që garanton dhe sponsorizo­n këtë vlerë është as më shumë e as më pak se Kristiano Ronaldo, i cili ka zgjedhur pikërisht Bernardesk­in si partner në “krimin” që të dy kanë vendosur t’u bëjnë kundërshta­rëve që u dalin përpara. Në vetëm pak javë, sintonia mes të dyve ka shpërthyer në fushë: e kërkojnë, ndihmojnë dhe e festojnë njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë, sekreti i kësaj sintonie është miqësia që ka lindur edhe jashtë fushe. Duke parë atë që të dy kanë mundur të bëjnë në këtë fillimkamp­ionati, planeti bardhezi harroi

dyshen “Dybaldo” dhe nuk ka vonuar që këtë të radhës ta pagëzojë si “Ronaldeski”, dy superheron­j që vendosën të bashkojnë forcat dhe miqësinë, pas një darke plot të qeshura në një restorant, në qendër të Torinos. Kura “Alegri”

Mund të ketë qenë edhe fakti

që Bernardesk­i, ndryshe nga sivjet, kishte dy sezone radhazi që nuk zhvillonte një fazë përgatitor­e të plotë, i përndjekur shpesh nga dëmtimet, por siç e tha edhe Alegri: “Bernardesk­i tashmë ka fituar atë superfuqi fizike dhe mendore për të luajtur dhe kuptuar sesi të sillesh

në një skuadër të madhe”. Këtë verë, ai ishte i pari që u paraqit në ditën e grumbullim­it dhe frytet duken: gol fitoreje në Verona, 13 kilometra në “thrillerin” e Valencias dhe një hyrje prej lideri ndaj Frozinones, duke thyer ndeshjen dhe murin e verdhë, duke frymëzuar lëvizjet

e Ronaldos në fushë dhe duke blinduar tri pikët me golin e dytë personal në Serinë A. Edhe vjet, “Berna” ishte në rrugën e duhur për të fituar më shumë hapësirë te Juvja, por krisja në gju bëri të vetën, ndonëse stafi mjekësor shmangu operacioni­n dhe me

durimin e lojtarit bënë që terapia të ishte disi më e gjatë, por më e sigurt. Në këtë mënyrë, këtë vit Bernardesk­i, futbollist­i serfist që është i apasionuar edhe ndaj kitarës, po merr për dore Juven, me kurajën e një marinsi, së bashku me mikun e tij të ri, Ronaldo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania