Panorama Sport (Albania)

Modriç, bariu i dhive që u bë yll botëror

“Dështova se isha i shkurtër, varesha në pemë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Sot është në majën e botës, por shumë vite më parë askush nuk do ta mendonte diçka të tillë. Kjo është mrekullia e Luka Modriçit. Në fëmijërinë e tij ruante bagëtitë dhe ishte bari, më vonë u largua nga vendlindja e tij për shkak të luftës me Serbinë, ku pa tmerrin me sy. Serbët i vranë gjyshin dhe e dëbuan familjen e tij. Por ai e gjeti lumturinë me një top në këmbët e tij. Nga Zadari në qiell, duke kaluar nga Bosjna, Zagrebi, Londra dhe Madridi. Aty ku gjeti kushtet e duhura, që ditën e sotme të puthë trofeun e lojtarit më të mirë të planetit.

Bariu Modriç- Luka Modriç shfaqet në një dokumentar që Pavle Belenoviç bëri për Kroacinë në vitet 1989-1990, i cili u transmetua në BBC. Familja e Modriçit është një nga protagonis­tet e kësaj historike. Pamjet tregojnë lagjen ku u rrit Luka, fushën ku luante dhe punën e tij si bari për të ndihmuar familjen. Një dokumentar që tregon kontrastin e jashtëzako­nshëm që ekziston me ditët e sotme të familjes Modriç. Pak vite më vonë familja e tij rikthehet në Zadar. Në Zadarin e Modriçit, pasi më parë ishte dënuar nga serbët. Jetuan në hotelin Kolovare dhe më pas në hotelin Iz, deri sa mundën të blinin një shtëpi. Luka i kalonte orët në sheshin përpara hotelit dhe shtëpisë e tij. Nuk i pëlqen aspak t’i kujtojë ato kohë. Nga memoria e tij kërkon të shkëpusë vetëm imazhet me topin në këmbë dhe gëzimet familjare.

Zadari i Modriçit- Trajneri i tij i parë ishte Tomislav Bashiç, i cili u nda nga jeta në vitin 2014. Luka Modriç ishte pjesë e Realit në atë kohë dhe kërkoi lejen e klubit për të shkuar në varrim. Ai ishte njeriu, i cili i përçoi idenë e futbollit, dëshirën për të mos u dorëzuar kurrë dhe i tregoi rrugën drejt suksesit. “Isha te Hadjuku i Splitit për të bërë një provë të vogël dhe Bashiç nuk e dinte. Ai ishte drejtori i Zadarit në atë kohë. Aty më thanë se isha i vogël dhe ishte shumë herët. Duhet të kthehesha sërish te Zadari. Por kur Bashiç e mori vesh u mërzit dhe më tha: Nëse nuk je kaq i mirë për Hadjukin, atëherë nuk je as për Zadarin. Nuk mund të stërvitesh me ne. Disa javë isha shumë i mërzitur dhe në këtë kohë

vendosa që të varesha me dy duar në ndonjë paralele ose ndonjë pemë për të parë nëse do të zgjatesha pak. Por pas disa javësh trajneri i tha se mund të kthehesha në stërvitje”, tregon Modriç.

Idhulli Boban- Modriç u rrit duke ëndërruar që një ditë të bëhej si Zvonimir Boban, i cili ishte idhulli i tij. Zvonimir tani është krahu i djathtë i Infantinos në FIFA dhe do ta ketë kuptuar mirë që Luka e ka kaluar... Madje, mbrëmjen e së hënës ai i dedikoi disa fjalë që e përlotën ishlojtari­n e Milanit. Në Londër Luka ishte i shoqëruar nga bashkëshor­tja e tij Vanja, e cila e ka ndihmuar shumë dhe dy fëmijët. Kaloi një nga momentet më të bukura të jetës së tij. Është një mrekulli, kur e mendon që në moshën 5-vjeçare kishte në dorë një shkop dhe ruante dhitë në malet e Kroacisë.

 ??  ?? Zvonimir Boban përlotet gjatë fjalëve të Luka Modriçit në mbrëmjen e FIFA-s.
Zvonimir Boban përlotet gjatë fjalëve të Luka Modriçit në mbrëmjen e FIFA-s.
 ??  ?? Luka Modriç me familjen
Luka Modriç me familjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania