Panorama Sport (Albania)

Kola dhe Shehu:Shehu: Ne,Ne, bomberatbo­mberat ee brezitbrez­it tëtë artëartë që e luanim derbinderb­in me këpucëtkëp­ucët dhuratëdhu­ratë nganga RumenigeRu­menige

“Nga ky moment, prej mëngjesit deri në darkë, fokus kemi Partizanin”

- OLSI AVDIAJ

Hoze Marselo Ferrei ra në fund të sfidës me Ilirinë ka pranuar se paçka se derbi me Partizanin është i rëndësishë­m, në fund vlen tri pikë. Trajneri i bardhebluv­e në intervistë­n e tij deklaroi se nuk e di që Tirana nuk fiton në derbi prej 13 takimesh. Braziliani, gjithashtu foli edhe për çështje të tjera, duke filluar nga Sentamu deri te Ngoja. Ja intervista e plotë me trajnerin e Tiranës...

Ndryshim total i formacioni­t, por tani është Partizani përballë jush. A po mendoni për këtë takim?

Në këtë moment kam filluar të mendoj për Partizanin. Nga ky moment, që kur hamë mëngjesin e deri në darkë kur shtrihemi duhet të jemi të fokusuar te Partizani. Duhet të jemi të përqendrua­r tek ajo sfidë maksimalis­ht. Sot (dje) mendova që t’u jepja mundësi dhe kohë lojtarëve që nuk kishin luajtur shumë këto kohë. Dhe këtu e kam fjalën për Majkëllin, Junusin, të cilët kishin nevojë për të luajtur. I aktivizova dhe ata mundën të tregonin veten e tyre.

Me tre gola ju bindi Junus Sentamu për ta kthyer titullar, pas dy takimeve pushim?

Ai është një sulmues dhe detyra e tij është të shënojë gol. Sentamu luajti shumë mirë, por dihet se ai është në nivelin e ekipit. Është një lojtar i rëndësishë­m për skuadrën tonë. Nëse do të ketë mundësi të premten do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin, e për të bërë sa më mirë. Jam i lumtur që Majkëlli shënoi që në ndeshjen e parë si titullar, pas shumë muajsh. Vjen nga një dëmtim i rëndë dhe është për t’u përgëzuar.

Si do ta motivoni skuadrën, kur dihet se këtë ndeshje Tirana nuk e fiton në 13 sfidat e fundit?

13 ndeshje? Nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë dhe çdo të ndodhë tani e në vazhdim. Janë shumë ndeshje pa fitore. Është tepër për një klub si Tirana. Mendoj se derbi është ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit, këtu në Shqipëri apo Itali. Do të tentojmë për ta fituar këtë ndeshje. Do të punojmë shumë këto ditë. Jemi të përqendrua­r dhe do vijojmë punën tonë të qetë. Në ndeshjet e fundit jemi paraqitur mirë dhe jemi me moralin lart, por do të rregullojm­ë dhe ga-

bimet e bëra gjatë këtyre ndeshjeve. Do të japim gjithçka për të fituar.

Është detyrim fitorja në derbi?

Duhet të ecim hap pas hapi. Kemi fituar ndeshjen me Ilirinë dhe në vazhdim. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Në derbi duhet shumë përqendrim dhe shumë balancë, pasi është një ndeshje me specifikë të veçantë. Besoj se do ia dalim dhe do arrijmë fitoren, duke qenë të përqendrua­r. Për ta fituar këtë ndeshje na duhen shumë gjëra, ekuilibër, balancim apo edhe përqendrim. Gjithsesi, do të

jenë tri pikë si çdo ndeshje tjetër në kampionat.

Do të luajë Ngo nga minuta e parë në derbi?

Vendimin do ta marr stërvitjen e fundit. Kemi edhe tri stërvitje të tjera para sfidës derbi. Do ta shoh gjendjen e Ngosë dhe këto tri ditë. Djali vjen nga

një dëmtim disamujor dhe zor se është gati të luajë nga minuta e parë, por do të flas dhe me të dhe do të vendos.

Katër gola Ilirisë, tifozët duan edhe katër gola në derbi...?

Jemi rritur shumë në çdo drejtim, duke marrë pikë,

shënuar gola, mbrojtur më mirë, kjo është e rëndësishm­e. Do ta luajmë derbin për ta fituar dhe pak rëndësi ka nëse shënojmë një dhe fitojmë, sigurisht katër gola do të ishte më mirë. E rëndësishm­e në këtë ndeshje është të marrim fitoren dhe nuk ka rëndësi rezultati.

 ??  ?? Partizani Partizani “poker” “poker” në në Kupë, Kupë, Çinari: Çinari: Radhën Radhën e e ka ka Tirana Tirana
Partizani Partizani “poker” “poker” në në Kupë, Kupë, Çinari: Çinari: Radhën Radhën e e ka ka Tirana Tirana
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania