Panorama Sport (Albania)

Për të mos pasur më stadiume të mbyllura

- Nga YLLI AGA

5 ndeshje nga 25 të luaj tura në fillimin e këtij kampionati janë zhvilluar pa praninë e tifozëve. Kukësi dhe Kastrioti për shkak të problemeve në stadiumet e tyre janë të detyruar t'i luajnë ndeshjet në impiante të tjera, ku sigurisht ndiejnë mungesën e mbështetës­ve të tyre...

5

ndeshje nga 25 të luajtura në fillimin e këtij kampionati janë zhvilluar pa praninë e tifozëve. Kukësi dhe Kastrioti për shkak të problemeve në stadiumet e tyre janë të detyruar t’i luajnë ndeshjet në impiante të tjera, ku sigurisht ndiejnë mungesën e mbështetës­ve të tyre. 3 nga 10 ekipet pjesëmarrë­se në këtë edicion po përballen me dënime të dhëna nga Komisionet e Disiplinës dhe Apelit, Skënderbeu me 5 ndeshje, Partizani dhe Kamza me nga 4 ndeshje të stadiumeve të mbyllura. Një bilanc i tillë krijon bindjen se futbolli ynë luhet në efektin e një “gjendjeje të jashtëzako­nshme”, por realisht jemi krejtësish­t në normalitet dhe mungesa e harmonizim­it të shumë institucio­neve po bën që të gjitha faturat t’i paguajë futbolli, sepse siç të gjithë e dinë, një ndeshje luhet për tifozët dhe në mungesë të tyre asgjë nuk është më e njëjtë.

Kjo panoramë e këtij fillimkamp­ionati duhet të shkojë fillimisht si një pyetje për të gjithë ndjekësit e rregullt të futbollit, në cilin nga kampionate­t e tjera të kontinenti­t ndodh e njëjta situatë? Askund! Dhe kjo jo vetëm në ligat më të mira, që janë edhe më të monitoruar­a lehtësisht nga të gjithë, por edhe në ligat e vendeve të tjera. Në secilën prej tyre mund të ketë problemati­ka të çdo lloji, por në çdo vend, asnjëherë nuk mbyllen dyert e stadiumeve me kaq lehtësi. Dhe në këtë pikë është e rëndësishm­e të nënvizohet fakti se dhuna në stadiume nuk është një ekskluzivi­tet i shqiptarëv­e, madje në shumë vende është shfaqur deri në kufijtë e çnjerëzore­s, por sërish masat nuk kanë qenë kaq ekstreme sa te ne. Shembujt për këtë janë të shumtë, duke filluar nga më e ndjeshmja për të gjithë ne SerbiShqip­ëri, ku dihet nga të gjithë pezullimi minimal që morën serbët pas akteve të dhunës, që vunë në rrezik jetën e shumë personave.

Por, për këto diferencim­e do të duhet të saktësojmë se dënimet e ashpra të dhëna për rastet e dhunës në futbollin tonë nuk janë të bazuara mbi vullnetin dhe dëshirën e dikujt, por thjesht dhe vetëm në Kodin e Disiplinës Sportive. Një dokument që mbetet një ekskluzivi­tet i organit më të lartë vendimmarr­ës në FSHF, Asamblesë! Praktikish­t janë anëtarët e saj, përfaqësue­sit e çdo klubi, që symbyllur kanë miratuar çdo nen të Kodit të Disiplinës Sportive dhe rrjedhimis­ht… edhe dënimet e tyre! Përfshirë edhe ato financiare!

Në këtë pikë, nevojitet një reflektim i fortë nga të gjithë faktorët, për t’i bërë rregullore­t më në favor të vlerave dhe misionit të kësaj loje, duke evituar në maksimum dënimet kolektive. Nëse klubet do të detyrohesh­in që, minimalish­t, të vendosnin kamera sigurie në të gjitha ambientet e stadiumeve tona ( një standard që tanimë e ndesh pothuajse kudo, duke filluar nga marketet në skutat e çdo qyteti), atëherë në bashkëpuni­m edhe me forcat e rendit dhe “security”-t të gjitha problemati­kat do të adresohesh­in në tribuna të caktuara apo edhe thjesht te disa tifozë në mënyrë individual­e.

Futbolli luhet për tifozët. Një parim i tillë duhet të udhëheqë çdonjërin në punën dhe vendimmarr­jet e tij. Jo rastësisht ndeshjet më të mira të kampionati­t tonë janë ato ku prezenca e tifozëve ka qenë në shkallën më të lartë dhe një trend i tillë duhet mbrojtur dhe simuluar në të gjitha mënyrat, duke filluar nga korrigjime­t në KDS për të minimizuar në maksimum dënimet kolektive dhe për të mbrojtur tifozët e vërtetë të futbollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania