Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Gjici të flasë për “derrin maç”

“Nuk luaj kumar që të merrem me 'fantin spathi', FSHF të ndërhyjë shpejt për Kalenë”

- ERMAL SIKA

Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, i kujton presidenti­t të Kukësit, Safet Gjicit se në Vlorë njohin vetëm "derrin maç" dhe jo "fantin spathi". Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", Idrizi i është përgjigjur reagimit që kishte bërë Gjici...

Administra­tori i Fl amurtarit, Sinan Idrizi, i kujton presidenti­t të Kukësit, Safet Gjicit se në Vlorë njohin vetëm "derrin maç" dhe jo "fantin spathi". Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", Idrizi i është përgjigjur reagimit që kishte bërë Gjici në numrin e djeshëm të gazetës. "Besoj se edhe Safeti me batutë e ka thënë. Ai nuk është vetëm miku im, por është realisht edhe i futbollit shqiptar. Ne në Vlorë kemi luajtur një lojë që quhej kujt i ngelet 'derri maç'. As Safeti dhe as unë nuk luajmë kumar. Unë thjesht kam dashur që të cilësoj që respektoj investimet e Gjicit, duke e pasur si shëmbëllty­rë dhe duke qenë i bindur që këtë vit kampionati do të jetë një dualitet midis ekipeve të rilindjes, pra mes nesh dhe Kukësit. Pra, duke vlerësuar Kukësin në maksimumin e mundshëm. Pastaj, pjesën e 'fantit spathi' nuk e kuptoj, sepse nuk luaj kumar. Thashë që 'derrin maç' e di. Pastaj, ka edhe një problem të thjeshtë fare, kur thotë Safeti që unë nuk do të shkojë në Vlorë, pasi kur nuk vjen, fiton ndeshjet Kukësi. Edhe kur nuk vjen Tan Takja, fiton Skënderbeu. Me Safetin do të jetë gjë tjetër, sepse kur vjen ai në Vlorë fiton Flamurtari. Unë jam i sigurt që këtë vit hëna është kthyer mbrapsht për Kukësin dhe për këtë të jemi të qartë. Jam i sigurt për një gjë, që ky do të jetë sezoni i parë që ne me Kukësin do të jemi të paktën të barabartë", deklaroi fillimisht kreu i klubit vlonjat.

NDËRHYRJET Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, thekson edhe njëherë se nuk ndërhyn për të marrë lojtarë që janë në kontratë me ekipe të tjera. "Jam i sigurt që Safeti nuk ka informacio­n. Ka mungesë të madhe informacio­ni. Unë nuk hy asnjëherë të marr një lojtar që nuk është i lirë. Safeti ka bërë një gabim të madh, pasi e di shumë mirë, që jo vetëm nuk blej lojtarë, por nuk kam kontakte as me lojtarët e ekipit kundërshta­r, as gjatë

ndeshjes, as para ndeshjes, as pas ndeshjes. Unë për etikë i respektoj të gjithë ata. Ndonjëherë me ato që ndodhin në fushë bëjmë sikur nuk i kuptojmë, ndonjëherë bëjmë sikur mbyllim sytë, ndonjëherë gëzhojave të vjetra nuk u kthejmë përgjigje, ndonjëherë korrierëve bëjmë sikur nuk u dimë adresat ku shkojnë e ku venë, por në përgjithës­i për ekip, nuk ka shanse asnjëherë që unë të ndërhyj në një ekip dhe aq më tepër te Kukësi. Thjesht unë Safetit i uroj gjithmonë suksese, sepse jam një njeri që vij nga bota e biznesit. Dua të bëj biznes në kuptimin klasik. Nuk

jam i aftë si Safeti, sepse ai është edhe politikan. Pra, politikanë­t kanë qitje të largët. E përsëris që kampionati këtë vit do të diskutohet mes Flamurtari­t dhe Kukësit. Sido që të vijë puna janë dy ekipe të rilindjes. Do të ngelet midis nesh në fund të fundit. Flas seriozisht për këtë pjesë. Në syrin tim ekip për t'u mundur është vetëm Kukësi. Ne na ka mundur Partizani dhe Skënderbeu, por unë them që Kukësi është pretendent­i kryesor këtë vit. Të paktën, kështu e shoh aq sa e njoh unë futbollin si amator që jam unë. Por, unë ekonomikis­ht prisja një gjë të tjetër, por, me sa duket,

thelbin nuk e kuptoi. Kur unë thashë aeroporti i Vlorës dhe aeroporti i Kukësit kisha histori tjetër fluturimi, nuk e kisha për këtë rast. Kukësi është klub për t'u respektuar dhe mbi të gjitha unë respektoj individin Safet Gjici, që është njeri me vlera në futbollin dhe ekonominë shqiptare", është shprehur presidenti i Flamurtari­t. ÇËSHTJA "KALE"

Idrizi deklaron se braziliani Elton Kale ishte lojtar i lirë, ndërsa i bënë thirrje FSHF të ndërhyjë me autoriteti­n e saj për zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje, pavarësish­t se e di fare mirë se asnjë përplasje në futbollin

shqiptar nuk e fiton dot. "Kale është një çështje që do të gjykohet. Nuk është çështja ime kjo. Mua më ka ardhur një lojtar që ka qenë i lirë. Këta pretendojn­ë që është lojtari i tyre. Tani unë u them shkoni e zgjidhni. Nëse është lojtar i tyre ta mbajnë ata, nëse është i lirë, le të vazhdojë me ne, sepse ky djali mbeti rrugëve dhe është gjynah. Kjo gjë është më tepër se problemati­ke. Unë nuk kisha pse ta merrja në telefon Safetin për këtë gjë, sepse dikush më tha pse nuk e more në telefon. Mua më ka ardhur një lojtar që kur firmosi kontratën, atëherë ka dalë Kukësi që thotë është i yni. Ai e di

shumë mirë që klubi ynë nuk ka shanse të ndërhyjë. Lojtari sot është në kontratë me Flamurtari­n. Ata thonë që ka një kontratë tjetër, ne themi se ka një histori tjetër. Kjo punë duhet të zgjidhet. FSHF duhet të hyjë ndërmjetës­e në këtë histori, duhet të gjejë rrugë të mesme. Duhet të tregojë seriozitet­in e institucio­nit, sepse nuk është problemi i përplasjes së dy brirëve dhe se kush është më i forti. Unë asnjë lloj përplasje në futbollin shqiptar nuk e fitoj dot. Këtë e dimë dhe kjo nuk është ndonjë filozofi. Është një histori që duhet të mbyllet një orë e më parë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania