Panorama Sport (Albania)

Gjyqi, Nishani: Panuçi ka një fjalor shokues

"Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, ai shokon çdo familje dhe fëmijë"

- OLSI TUJANI

Akuza e Kristian Panuçit në gjykatë ndaj ish-presidenti­t të Republikës së Shqipërisë ka bërë që të ketë jehonë në mediat ndërkombët­are. Kërkesa e trajnerit të Kombëtares për dëmshpërbl­im prej 100 mijë eurosh dhe përgënjesh­trim është komentuar edhe një herë tjetër nga ish-kreu i shtetit shqiptar. Ish- presidenti Nishani, i ftuar në emisionin "Debat" përballë gazetarit Roland Qafoku, ka folur përsëri për konfliktin me trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili e ka hedhur në gjyq për dëm moral.

PADIA - Ish- presidenti komenton edhe padinë e bërë nga trajneri italian. "Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë çështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim. Do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin, do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria, është një fjalor që shokon çdo familje dhe çdo fëmijë", është shprehur fillimisht Nishani.

STATUSI - I pyetur nëse me statusin e tij, Nishani mendon se e ka tepruar me atë fjalë, është përgjigjur: "Absolutish­t, jo! Kam shprehur një opinion timin dhe nuk kam pasur për synim ta fyej personalis­ht". Ish- presidenti Nishani bëri një status në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", ku shkruante: "Kosovë-Shqipëri (3:0). Bravo Kosova! Panuçi, një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar".

KRISTIAN PANUÇI

-

Tekniku italian më 20 korrik ka depozituar padinë në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës, ku Panuçi kërkon të dëmshpërbl­ehet nga ish-presidenti Nishani me një vlerë prej 100 mijë eurosh. I pyetur se përse e ka hedhur në gjyq ish-presidenti­n Nishani dhe a ka folur me presidenti­n Duka për këtë, Panuçi gjatë

një konference për shtyp u shpreh: "Absolutish­t, po! Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa u përket deklaratav­e. Këto janë punët e mia, nëse jam konsultuar apo jo me presidenti­n", u përgjigj prerë dhe disi i nervozuar Panuçi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania