Panorama Sport (Albania)

Tirana shëtit me Ilirinë, Sentamu-Ngo djemtë e golit

Bardheblut­ë kalojnë turin, dy policë në “Skënder Halili”

-

Tirana mund pa probleme edhe në ndeshjen e dytë të Kupës, Ilirinë e Fushë-Krujës. Me rezultatin e përgjithsh­ëm 8-1, bardheblut­ë kalojnë në turin tjetër të këtij kompeticio­ni. Ata që shkëlqyen dje në fushë, para 200 spektatorë­ve ishin Majkëll Ngo dhe Junus Sentamu. Ugandezi shënoi tre gola, ndërsa në debutimin e tij si titullar Majkëll Ngo ia doli të shënonte gol pas më shumë se gjashtë muajsh pushim. Takimi i djeshëm ka qenë më shumë formalitet, pasi Tirana vinte me një fitore 1-4 nga FushëKruja. Në fushë zbritën zëvendësue­sit e ekipit. Të njëjtën skuadër, pra ekipin e dytë kishte sjellë në Tiranë edhe Iliria. Që në minutën e 9-të Karabeci rrezikon portën, ndërsa 11 minuta më vonë, Majkëll Ngo godet shtyllën. Më minutën e 24-t është sërish Ngoja, i cili rrezikon portën e Ilirisë, por portieri fushë-krujas tregohet i vëmendshëm. Nuk mund të bëjë dot asgjë Ziri në rastin e golit të parë, me Karabecin, i cili i jep asist Sentamusë, që e ka të lehtë të kalojë bardheblut­ë në avantazh. Nuk kalojnë as pesë minuta dhe pas një kombinimi Ngo-Sentamu, me ugandezin që del para portës së Ilirisë, godet dhe 2-0. Iliria nuk di ku është dhe sërish janë lojtarët e Tiranës që godasin shtyllën me Grecën, pas topit të dhënë nga Kërçiku. Pesë minuta nga fundi i 45-minutëshit të parë, vjen edhe goli i tretë me autor Sentamunë, pas një krosi të Ismailgeci­t. Me rezultatin 3-0 mbyllet pjesa e parë e takimit. Pjesa e dytë është një dialog i gjatë i dyshes Ngo-Greca me portierin mik që shpërdoroj­në pa masë. Gjithsesi, ai që shënon golin e katërt të takimit është Ngoja, 10 minuta nga fundi i lojës. Miqtë zgjohen vonë me Manellarin që ka disa raste për gol. Gjithsesi, në fund Tirana mund Ilirinë 4-0 dhe kalon në turin tjetër të Kupës, duke pritur me të gjitha gjasat Flamurtari­n.

PIKANTE – Në ndeshjen e djeshme kanë qenë rreth 200 spektatorë, ku nuk mungonte edhe portieri i Laçit, Gentian Selmani, i cili ndiqte të vëllain, që luante për Ilirinë e Fushë-Krujës. Edhe pse një ndeshje kupe dhe pa shumë vlera, është luajtur ashpër, saqë trajneri Fatmir Sala në një moment nuk u përmbajt duke iu drejtuar

një lojtari të Tiranës: “Po ç’bën more djalë. Mund t’i thyesh këmbët. Luaj futboll”. Majkëll Ngo humbi shumë raste, ndërkohë nga tifozët nuk munguan as batutat për anglezin: “Po lëreni të shkretin ta bëjë një”, bërtisnin tifozët. Gjatë lojës nuk munguan në “Skënder Halili” edhe pulat që shëtisnin të pashqetësu­ara në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania