Panorama Sport (Albania)

Goleada e Partizanit, Çinari: Radhën e ka Tirana

Mesfushori shkodran pret momentin për të shpërthyer në kampionat

- ILIR CARA

Partizani e ka kaluar pa problem turin e parë të Kupës, ku përballë kishin Tërbunin. Para dy javësh të kuqtë fituan 1-0 në Pukë, ndërsa dje triumfuan 4-0, takim i cili u luajt në kompleksin në Pezë. Në këtë takim prioritet patën lojtarët që nuk kanë gjetur hapësira në kampionat, si dhe ata që trajneri ka afruar nga moshat dhe ekipi B. Përpos kualifikim­it, që nuk vihej në diskutim, për vetë nivelin e kundërshta­rit, rëndësi pati zhbllokimi i sulmuesve kryesorë të “demave”, Hebaj dhe Bardhi. Shkodrani e ka vuajtur shumë mungesën e golit, ndaj tani pritet që ai të çlirohet. Partizani ishte superior në këtë duel Kupe dhe fati i ndeshjes u vendos në 45 minuta e para. Takimi nisi i qetë me një epërsi të lehtë të “demave”, të cilët po luanin me kujdes për të evituar ndonjë lëndim të mundshëm, pasi të premten i pret derbi. Në minutën e 16-të, Erald Çinari me një gjuajtje me kokë e kalon në avantazh Partizanin. Pukjanët e pandehën në pozicion jashtë loje, por mesfushori me qetësi e dërgon topin mbi portierin. Në minutën e 29-të, Jurgen Bardhi dyfishon me një gjuajtje të bukur, brenda zonës. Në minutën e 38-të është sërish Çinari, kësaj radhe me anë të një parabole mposht portierin mik. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 3-0. Pjesa e dytë nis me nga dy zëvendësim­e për të dy ekipet, por niveli i lojës bie. Në këtë pjesë, të kuqtë u munduan që të zhbllokoni­n Rubin Hebajn, i cili pas disa rasteve, në minutën e 83-të shënon golin e katërt të takimit dhe të parin personal me Partizanin në ndeshje zyrtare. Në turin e dytë, të kuqtë do të përballen me fituesin e çiftit Kastrioti-Korabi.

ERALD ÇINARI Protagonis­ti i kualifikim­it ndaj Tërbunit është Erald Çinari, ku para dy javësh shënoi në Pukë dhe realizoi dy herë. Pas ndeshjes shkodrani deklaroi për “Panorama Sport” se shpreson të shënojë sa më shumë për të kuqtë, duke filluar nga derbi, ku dëshiron të jetë përcaktues.

Shënuat dy gola në fitoren 4-0 ndaj Tërbunit. Sa i gëzuar është Çinari për rezultatin e ndeshjes dhe golat?

Jam shumë i lumtur, pasi vij

pas një periudhe shumë të gjatë pushimi, duke ditur situatën që kalova gjatë verës. Jam i lumtur për dy golat që shënova në ndeshjen e Kupës dhe po mundohem të rritem dita-ditës. Po stërvitem fort dhe po mundohem që të kap edhe ritmin e ndeshjeve. Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe në kampionat.

Në dy ndeshjet e Kupës keni shënuar tre gola, mendoni

se ka ardhur momenti që të aktivizohe­ni edhe në kampionat?

Mua më nget që të jap maksimumin në fushë sa herë të më jepet mundësia, ndërsa për aktivizimi­n është në dorë të trajnerit.

Sa i rëndësishë­m është ky sukses në Kupë, duke ditur se të premten luhet derbi?

Fituam me Flamurtari­n me

shumë meritë dhe më pas erdhi edhe suksesi në Kupë. Kjo tregon se ekipi është i angazhuar në të dy kompeticio­net. Dëshirojmë të japim maksimumin çdo ditë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Edhe në derbi të gjithë do të japin maksimumin nga vetja, vetëm e vetëm që ta fitojmë atë takim me Tiranën. E dimë rëndësinë e këtij takimi, kryesisht për tifozët tanë që na mbështesin kudo.

Futbollist­ët shkodranë kanë arritur të vendosin në derbi, mendoni se kësaj radhe mund të jeni ju ai që do të vendosë?

Sigurisht. Pse mos të jem edhe unë ai që të vendosë këtë derbi? Së pari rëndësi ka fitorja e skuadrës, në mënyrë që të vazhdojmë përpara.

Kur ishit pjesë e Vllaznisë ju ecte ndaj Partizanit. Shpresoni që fanella e kuqe do t’ju sjellë fat në këtë aventurë të re që keni nisur?

Me thënë të drejtën Partizani ka qenë një ekip që më ka dhënë fat gjithmonë. Shpresoj që tani që jam pjesë e të kuqve të kem fat e të shënoj gjithmonë.

 ??  ?? Të kuqtë duke festuar golin e Çinarit
Të kuqtë duke festuar golin e Çinarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania