Panorama Sport (Albania)

"Te Partizani s'ka objektiv tjetër, veç titullit"

-

Ish-sulmuesi dhe trajneri i të kuqve, Ylli Shehu, vlerëson punën që po bën Partizani nën drejtimin e trajnerit Gega. Ndonëse familja e kuqe po mundohet të ruajë një profil të ulët, Shehu pohoi se realiteti është ndryshe, pasi Partizani çdo moment mendon vetëm për titullin. Ky sezon shikohet me një nivel të barabartë mes shumë skuadrave, ndërsa Partizani ka zgjedhur një profil të ulët, duke mos e futur veten nën presionin e titullit. Mund të themi se drejtuesit po ndjekin një strategji të zgjuar? Te Partizani nuk ka objektiv tjetër përveç titullit kampion, pasi nuk e fitojnë prej shumë vitesh. Sado që të rrinë urtë, të gjithë e kanë mendjen aty, te titulli kampion.

Në fund, një koment për punën e trajnerit Skënder Gega te Partizani, me të cilin keni qenë edhe shokë skuadre kur luanit futboll?

Gega është një djalë punëtor. Ka punuar goxha në vendosje dhe ekipi ka fytyrën e trajnerit. Edhe loja po fiton qartësinë e saj, duke mos sulmuar kuturu. Thatë që ekipi ka fytyrën e trajnerit. A ka ndikuar kjo edhe tek ekipi që nuk proteston më në fushë për çdo veprim të arbitrit, pasi edhe Gega nuk e bën këtë gjë pas ndeshjeve? Nuk para kanë pasur edhe shumë probleme, pasi është herët dhe kampionati akoma nuk është renduar. Duke kaluar ndeshjet, gjërat vijnë e vështirëso­hen dhe bëhen më kërkues. Në atë periudhë lojtarët tregohen më kërkues, ndaj është edhe ajo qetësi që ju përmendi. Duke qenë fillimi, edhe një penallti e padhënë anashkaloh­et. Por, kur vjen puna që fitorja kërkohet me ngulm, aty çdo gjë ndryshon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania