Panorama Sport (Albania)

Kastrioti prish kontratën me Rrahim

Kërkoi strehim në kryeqytet, merr fund aventura e mesfushori­t sudanez te krutanët

-

Aventura e mesfushori­t Aleksandër Abdel Rrahim me Kastriotin merr fund. "Panorama Sport" mëson se të dy palët i kanë "ndarë rrugët", duke shkëputur kontratën mes tyre prej disa ditësh. Ky largim vjen në një moment ku kampionati është vetëm në javën e pestë dhe krutanët do ta kenë të vështirë për të gjetur pasuesin e tij, të paktën deri në janar kur të rihapet merkato. Prej javësh, palët nuk po gjenin dakordësi për disa kërkesa shtesë nga lojtari, çka ka sjellë edhe shkëputjen e kontratës dhe largimin përfundimt­ar nga skuadra të sudanezit me pasaportë greke. I ardhur nga ligat e ulëta greke, Rrahim në shtetin fqinj cilësohej një talent. Në merkaton e verës krutanët u interesuan për shërbimet e tij. Përshtypje­t e para ishin të mira, pasi qysh në debutim në një miqësore me Kukësin, ai bëri diferencën. Ndaj klubi menjëherë i ofroi një kontratë dhe ra dakord për çdo pikë të saj. Debutimi në ndeshjen hapëse të kampionati­t në Gjirokastë­r, bëri që Abdel Rrahim të marrë vëmendjen e të gjithëve. Por, pas kësaj ndeshjeje, ku krutanët arritën të fitonin, Rrahim qëndroi në Tiranë, të shtunën në darkë dhe të dielën. Dhe këtu nis gjithçka. Si duket jetesa në Tiranë i kish pëlqyer mesfushori­t dhe ai refuzonte të jetonte në Krujë, por insistonte të banonte në Tiranë. Nga këtu nis "ftohja" mes futbollist­it dhe drejtuesve, të cilët kërkonin që lojtari ashtu si pjesa tjetër e skuadrës të banonte në Krujë. Por, këmbëngulj­a e lojtarit solli edhe vendimin final për prishjen e kontratës. KUPA - Kastrioti do të presë sot Korabin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë e zhvilluar në Peshkopi përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa kualifikim­i për më tej do të vendoset nga rezultati i sfidës së sotme në stadiumin "Redi Maloku". Ndryshe nga ndeshja e parë, ku trajneri Elvis Plori aktivizoi lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta, sot pritet që të luajnë një pjesë e mirë e titullarëv­e, edhe pse kupa nuk është objektivi primar i krutanëve. Takimi do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit të fushës. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania