Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Rexhinaldo “kërcënoi” për kontratën

Lojtari urgjent në FSHF, druhej për ndryshim të marrëveshj­es

- SKERDILAID SULOZEQI

Sulmuesi nga Mozam biku, Arturo Rexhi naldo, është kthyer në një nga pikat më të forta të Kukësit këtë sezon. Mes Kupave të Europës dhe kampionati­t, ai ka arritur të shënojë shtatë gola deri më tani. Por, pas fitores me Kamzën, në seancën stërvitore të së hënës, 28-vjeçari ka munguar. Sipas klubit, sulmuesi kishte marrë leje, por "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se arsyeja e mungesës ka qenë tjetër. KONFLIKTI

Gazeta zbulon se sulmuesi ka pasur një kontradikt­ë me klubin për çështjen e kontratës. Mozambikas­i fillimisht pati rënë dakord se kohëzgjatj­a e marrëveshj­es së tij me Kukësin do ishte për një sezon futbollist­ik, pra deri në përfundim të kampionati­t dhe jo të Kupave të Europës. Duke qenë se ecuria në Europës mund ta mbajë të angazhuar deri në muajin gusht me Kukësin, lojtari do jetë i detyruar të rinovojë automatiki­sht edhe për sezonin pasardhës. Kushti i Rexhinaldo­s që të firmoste ishte kohëzgjatj­a e kontratës, duke kërkuar që të ishte pjesë e Kukësit deri më 31.05.2019. Mirëpo, lojtari ka pasur sinjalizim­e se në FSHF klubi ka depozituar një kontratë tjetër, në të cilën ai ishte i lidhur edhe për Kupat e Europës. Vetë sulmuesi ka shkuar personalis­ht pranë zyrave të FSHF-së ditën e hënë dhe ka kërkuar sqarime për këtë çështje. Mirëpo, sinjalet që

kishte marrë rezultuan jo të sakta, pasi edhe në kontratën në Federatë rezultonte se në datën 31 maj 2019, marrëveshj­a e tij me Kukësin skadonte. FINANCAT Rexhinaldo ka pasur pretendime shumë të larta financiare para se të firmoste te Kukësi. Ai donte 7 mijë euro në muaj dhe në momentin e

firmosjes së kontratës një shumë prej 10 mijë eurosh paradhënie. Por, drejtuesit e Kukësit e kanë bindur atë që të nënshkruan­te për 4 mijë euro në muaj dhe 10 mijë euro kesh. Ndërsa, pjesa tjetër do t'i jepej në formë bonusesh, të cilat janë 1 mijë euro për çdo gol të shënuar dhe 500 euro për çdo asist të dhënë. Në këto kushte lojtari do tejkalonte shifrën e 6-7 mijë eurove që pretendont­e. Deri tani Rexhinaldo ka shënuar 4 gola në kampionat dhe 2 në Europa Ligë, pra ka përfituar dhe 6 mijë euro të tjera përveç rrogës mujore. Mësohet se drejtori Nexhipi i uli pretendime­t sulmuesit nga Mozambiku dhe e bindi të firmoste për verilindor­ët. Por, kjo çështje për bomberin është e ezauruar, sepse ai ka vënë re në Federatë një shifër të ndryshuar, jo atë që patën rënë dakord fillimisht, ndaj i kërkoi klubit që ky ngërç të zgjidhej, në të kundërt s'do të dilte në stërvitje. Drejtuesit, pas kësaj bisede me lojtarin, janë angazhuar për kërkesën e tij dhe çdo gjë është zgjidhur. Në klub pohojnë jo zyrtarisht për gazetën se ka qenë një lapsus, i cili është rregulluar dhe lojtari ka rënë dakord. Pra, pas mungesës të hënën, dje i është kthyer normalisht stërvitjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania