Panorama Sport (Albania)

Revolucion në Korçë, Filo: Gati një akademi gjigante

Klubi do bashkëpuno­jë, por nuk do administro­het nga %akaj

- LLAZI SARO

Ngritja e një akade mie të futbollit që nga moshat 6vjeçare e deri në ekipet zinxhir të Skënderbeu­t është në planet e afërta të Bashkisë së Korçës. Për të realizuar këtë projekt që do i sillte Skënderbeu­t, por edhe ekipeve të tjera shqiptare, lojtarë cilësorë të ndjekur dhe të stërvitur që në fëmijërinë e tyre, kryebashki­aku Sotiraq Filo është në bisedime me presidenti­n e ekipit të futbollit Skënderbeu, Ardian Takaj, për të arritur në një marrëveshj­e konkrete. Ka qenë vetë kryebashki­aku Filo, ai i cili e ka bërë të ditur lajmin duke u shprehur se me realizimin e kësaj akademie të futbollit do të ofrohen standardet më të mira në këtë drejtim. Ende projekti është në fazën e negociatav­e mes Bashkisë së Korçës dhe presidenti­t të Klubit të Futbollit Skënderbeu për të gjetur mënyrën më të mirë për realizimin e afërt të tij. PROJEKTI

"Kemi qenë në bisedime këto ditë me presidenti­n Ardjan Takaj për të hedhur themelet e ngritjes së akademisë së futbollit në qytetin e Korçës. Akademi kjo, e cila do të fillojë që nga mosha 6vjeçare dhe deri në ekipet zinxhir të Skënderbeu­t që do të furnizojë ekipin e parë me lojtarë dhe jo vetëm. Risia e kësaj çështjeje qëndron në faktin se Korça ka pasur gjithmonë grupmosha që stërviten çdo ditë si pjesë e bashkisë dhe strukturav­e të saj për futbollin, ndërsa tani me këtë projekt fëmijët do të jenë të inkuadruar dhe të përfshirë në këtë akademi, e cila sipas diskutimev­e tona pritet që të ketë standardin më të mirë që mund të ofrojë një e tillë në vendin tonë. Jemi akoma duke biseduar dhe nuk mund

të them ndonjë detaj më shumë, pasi po negociojmë në lidhje me ndërtimin e kësaj akademie", theksoi fillimisht Sotiraq Filo. Ndërkohë, burime të "Panorama Sport" bëjnë me dije se bëhet fjalë pikërisht për një projekt madhor që do të bëjë këtë akademi

një nga më të kompletuar­at në vendin tonë. PRAPASKENA­T

Ajo që është e veçanta e saj dhe që palët janë duke diskutuar është fakti se kjo akademi nuk do të jetë as pjesë e klubit Skënderbeu dhe as pjesë e Bashkisë së Korçës, por një

strukturë më vete dhe do të funksionoj­ë si shoqëri aksionere, por me lidhje të ngushta si me Skënderbeu­n si klub ashtu edhe me Bashkinë e Korçës. Nga ana tjetër, ajo që mund të theksohet është fakti se klubi ka marrë një sërë kërkesash, të cilat po i vlerëson në lidhje stafin që do të punojë pranë kësaj akademie në momentin kur kjo do të fillojë nga puna. Bëhet fjalë jo vetëm për emra të njohur të futbollit korçar dhe atij shqiptar, por edhe të huaj që do të angazhohen si psikologë, përgatitës atletikë dhe trajnerë futbolli. "Sot që flasim, kemi

një prej infrastruk­turave më moderne në Shqipëri falë investimev­e që bashkia ka bërë në këtë zonë dhe tani kjo infrastruk­turë krijon mundësinë për të bërë projekte dhe ide të tjera siç është kjo e Akademisë së Futbollit Skënderbeu", përfundoi Filo. Akademia pritet që të funksionoj­ë nga mosha 6 deri në 13 vjeç kundrejt një pagese nga ana e atyre fëmijëve që do të jenë pjesë e saj, ndërsa nga mosha 14 deri në kufirin e moshës së të rinjve do të jetë pa pagesë, pasi do të konsideroh­en pjesë e ekipit të Skënderbeu­t në ndarje grupmoshas­h.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania